• |
ide | kryesore

Gjykata e Apelit jep vendimin për Izet Haxhinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Gjykata



Apeli merr vendim për Izet Haxhinë. Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin me 21-vite burg. Vendim i dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Izet Haxhinë.

Gjykata e Tiraës e dënoi Haxhinë në shkurt të këtij viti me 21 vite burg. Haxhiua u dënua në lidhje me vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari në vitin 1998.

Ai u dënua për veprën penale “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”.

Nga dënimi me 25 vjet te rihapja e çështjes

Izet Haxhia u dënua me 25 vite burg në prill 2002 nga Dhoma Penale Tiranë. E më pas, në qershor 2002, nga Apeli u dha dënimi i formës së prerë me 25 vite burg, në mungesë, për vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari. Pas 17 vitesh dënim në mungesë, në maj të vitit 2018, Izet Haxhia u rikthye nga Turqia për të rihapur çështjen. Ish-Gjykata për Krimet e Rënda pranoi kërkesën e Izet Haxhisë për hapjen e dosjes “Hajdari” dhe procesi rinisi fillimisht në Gjykatë e Shkallës së Parë Tiranë.

Më 18 mars 2018, tre gjyqtarët e Krimeve të Rënda, Dhimitër Lara, Nure Ndreni dhe Sokol Binaj vendosën të anulonin dy vendimet që kishin dënuar Haxhinë për të rihapur gjithë procesin me një tjetër trup gjykuese në Gjykatën e Shkallës së Parë. Deputeti Azem Hajdari u vra më 12 shtator 1998, teksa dilte nga selia e Partisë Demokratike. Për këtë krim u dënuan katër persona përfshi dhe ish-truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhinë.

Lexo më tej: “S’e nxora unë në pritë Azem Hajdarin, para vrasjes ishte te Berisha” 



3 Comments

  1. U ktheve se te premtuan lirine mavite qe ti te deshmoje kunder Saliut por ja qe ata e kane zanat poshtersine dhe pabesine keshtu qe beji 21 vjet universitet.

  2. Kokë turku … ja çfar është ky njeri. Kriminelët dhe organizatorët e vërtetë fshihen në kupolën e pushtetit të kuq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *