• |
ide | kryesore

“Pesë herë na mundi Qirko, djemtë mendojnë se nuk vlejnë”: Arjan Bellai tregon traumën psikologjike te Bylis

-Instant, Sport
Arjan



“Një pikë është pozitive se po nuk fitove, e mira është të mos humbasësh. Por këta djem duan qetësi se janë futur në një pozicion stresues, se mendojnë se nuk vlejnë. Por ata e kanë sjellë ekipin deri këtu, duhet të kthejmë besimin se shkojmë para portës por nuk ia dalim të shënojmë”. Arjan Bellai mundohet të shpjegojë atë që nuk shkon me Bylis, pas 0-0 me Teutën. Ballshiotët kanë arritur të thyejnë serinë prej 3 humbjesh radhazi, por tekniku kujton rastet e humbura.

Flagrant sidomos ai i Qardakut, por ofensiva mallakastriote u përplas te një Qirko i pakalueshëm: “Në çdo ndeshje bëjmë mirë, por edhe keq. Detyrat që kishim dhënë i bënë mirë çunat. Vetëm dy kundërsulme pati Teuta dhe një kros nga e majta dhe një gjuajtje që kapi Teqja, ato kishte Teuta. Por kishim përballë një Qirko në ditë të shkëlqyer dhe nuk arritëm ta mundim. Na mposhti 5 herë në raste ku duhej të shënonim të paktën një gol”.

Lexo më tej: Polemika të reja në Ballsh, Hamiti nuk akordoi dy penallti: Qardaku humbi golin e fitores me Teutën

Arjan Bellai tregon stresin që po kalon skuadra, duke e konsideruar fajtor për gjendje në të cilin është Bylis: “Vuajmë nga stresi. Ai që kalojnë çunat që kanë tre ndeshje me humbje dhe stresi që kaloj unë. Ndaj kemi marrë vetëm 1 pikë”, tha Arjan Bellaj pas sfidës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *