• |
ide | kryesore

Pësoi gol me kokë, tërbohet Kapllani: “Jemi ekip me shtatëlartësi mbi mesatare”

-Instant, Sport
Kapllani



“Nuk kishim shumë kohë ta përgatisnim ndeshjen. Sot bëmë më të mirën për të marrë fitoren. E nisëm mirë lojën, por në një moment nga një goditje standarde, është e disata herë, që pësojmë kështu”. Xhevahir Kapllani nuk e kapërcen dot mënyrën si Erzeni i tij pësoi golin, në barazimin 1-1 me Kastriotin. Shijakasit që kishin mbrojtjen më të mirë të kampionatit, morën gol nga Greca që në minutën e 7: “Por sërish reaguam mirë – shpjegoi Kapllani -. E mbajtëm Kastriotin te zona e vet. Fatmirësisht doli goli, por sërish tentuam për të fituar. Por mos të harrojmë që Kastrioti është një skuadër shumë e forte”.

Lexo më tej: Greca thyen ‘bunkerin’ e Erzenit, Nonato eviton humbjen e Kapllanit me Kastriotin

Tekniku megjithatë kritikon të tijtë krejtësisht të pakujdesshëm në episodin e rëndësishëm të golit të pësuar: “Jam pak i mërzitur për mënyrën se si e pësojmë golin. Ne jemi ekip me shtatëlartësi mbi mesatare. Ekipi gjeti forca, pati dëshirë, pati personalitet dhe shkuam shumë afër zonës kundërshtare. Edhe orari nuk ishte i përshtatshëm për të luajtur një ndeshje”, përfundoi Kapllani.

Bledi Shkëmbi, trajneri i Teutës, ka bindjen se kthesa e ekipit të tij do të vijë nëse ekipi do të shfaqë përsëri një lojë skuadre. “Ne patëm momentet tona të mira që mund të shënonim. Por edhe kundërshtari pati momente të mira për të shënuar. Si shkoi loja deri diku jam i kënaqur me pikën dhe me futbollistët. Të gjithë dhanë maksimumin, punuan e luftuan. Sot kishim momentet tona të mira në mbrojtje dhe kishim disa momente që të rrezikonim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *