• |
ide | kryesore

Opozita mobilizohet për tubimin, çfarë po ndodh në selinë blu

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
opozita



Ditën e nesërme pritet të mbahet nga opozita një nga protestat më të mëdha ndonjë herë në Shqipëri. Kjo sipas kreut të PD, Sali Berisha. Protesta e lajmëruar në orën 16:00, do të zhvillohet para kryeministrisë.

Gazetari Osman Stafa raporton për News24 se për protestën e nesërme mendohet se policia e shtetit është njoftuar për një protestë nga opozita që do të zgjasë 2 orë. Por kjo mbetet për t’u parë, pasi parashikohet që të zgjasë më shumë.

Partia Demokratike duket se ka zgjedhur që të mos japë shumë detaje lidhur me organizmin konkret.

Qytetarët janë thirrur në protestë për të ngritur zërin për situatën në vend dhe krizën ekonomike.

Lexo më tej: Nesër protesta e PD-së, Berisha thirrje demokratëve e socialistëve t’i bashkohen opozitës

Lexo më tej: Një ditë para protestës/ Berisha: Zemërimi i qytetarëve në kulm

Lexo më tej: Berisha: Do dridhen themelet e regjimit në protestën e 12 nëntorit 



5 Comments

  1. Se mos harroni qysqiat, hekurat e cfare te keni ne dore se per ato pune jeni te paret. Jeni bo me keto mitingje si film qe e kemi pare njeqind here. Per keto ja thoni shume mire, per ideologji jeni akoma Bathore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *