• |
ide | kryesore

Lufta në Ukrainë/ Bisedime sekrete mes amerikanëve dhe rusëve

-Instant, Arkiva, Planet
Lufta, Gjermani



Nën një regjim të sekretit të lartë, zyrtarët amerikanë dhe rusë po zhvillojnë bisedime në Ankara, me temat në agjendën e tyre që mbeten një sekret.

Sipas raporteve të mediave ndërkombëtare, përfaqësuesit e Rusisë dhe SHBA-së u takuan për bisedime në kryeqytetin turk. Ky takim nuk u njoftua zyrtarisht, raporton gazeta ruse “Kommersant”, duke cituar një burim të paidentifikuar.

Përveç kësaj, gazeta ruse nuk jep më shumë informacion për qëllimin e bisedimeve.

Siç raporton gazeta gjermane Bild, në delegacionin rus ka marrë pjesë kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme ruse SWR, Sergei Naryshikin.

Nga zyra e presidentit rus është bërë e ditur se ai nuk mund të konfirmojë dhe as mohojë informacionin.

Në të njëjtën kohë, një përfaqësues i qeverisë turke refuzoi të komentojë.

Pas pushtimit rus të Ukrainës, Turqia ka ofruar vazhdimisht të marrë rolin e ndërmjetësit. Në javët e para pas fillimit të luftës në Ukrainë, bisedimet për armëpushim midis Ukrainës dhe Rusisë të mbajtura në Stamboll ishin të pafrytshme.

Përveç kësaj, qeveria e Ankarasë ndërmjetësoi një marrëveshje me Kombet e Bashkuara korrikun e kaluar për të lejuar Rusinë të eksportojë grurë nga portet ukrainase të Detit të Zi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *