• |
ide | kryesore

Pete Davidson në një romancë dashurie me Emily Ratajkowski

-Instant, Paparazzi, Slider



Pete Davidson ka nisur një romancë dashurie me modelen Emily Ratajkowski. Një burim i afërt me Pete ka treguar për People se dyshja po shihen  me njëri-tjetrin. US Weekly ishte e para që raportoi lajmin pasi llogaria e Instagramit Deux Moi pretendoi se të dy ishin parë së bashku në New York City.

Davidson së fundmi ishte i lidhur me Kim Kardashian. Çifti u lidh për herë të parë romantikisht në tetor 2021, përpara se të ndaheshin në gusht 2022 pas nëntë muajsh lidhje.

“Një pjesë e arsyes që ata u ndanë ishte për shkak të orarit të tyre të ngjeshur”, tha një burim i brendshëm për  ndarjen e tyre. “Ata të dy udhëtojnë gjatë gjithë kohës dhe ishte e vështirë.”

Ndërkohë, Ratajkowski ishte e martuar me Sebastian Bear-McClard për katër vjet. Ajo bëri kërkesën  për divorc në shtator 2022. Pas ndarjes modelja u përfol për një lidhje me Brad Pitt, me të cilin u pa në tetor. Një mike e Ratajkowski zbuloi në atë kohë se ajo nuk po kërkonte një romancë serioze . “Ajo dëshiron ta njohë më mirë Pitt”. Divorci  i saj ishte i papritur dhe shkatërrues. Ajo është shumë e lehtësuar që tani mund t’ia nisë nga e para./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *