• |
ide | kryesore

FBI ngre alarmin për TikTok: Rrezikon sigurinë e përdoruesve

-Instant, F1, Stil
TikTOk

Kreu i FBI-së deklaroi së fundmi se është “jashtëzakonisht i shqetësuar” për kërcënimin e perceptuar të sigurisë kombëtare që paraqet TikTok.


Christopher Wray u tha ligjvënësve amerikanë se aplikacioni në pronësi kineze mund të përdoret në mënyra të ndryshme për të rrezikuar sigurinë e përdoruesve. Për të ndikuar në mënyrën se si ata votojnë ose perceptojnë çështje të caktuara.


“Ne kemi shqetësime për sigurinë kombëtare  në lidhje me TikTok,” u shpreh Wray. “Ato përfshijnë mundësinë që qeveria kineze mund ta përdorë atë për të kontrolluar mbledhjen e të dhënave. Ose  algoritmin e rekomandimit, i cili mund të përdoret për operacionet e ndikimit nëse ata dëshirojnë. Ose për të kontrolluar softuerin në miliona pajisje. Kjo gjë që i jep mundësinë të komprometojë teknikisht pajisjet personale.”

TikTok ka rreth 140 milionë përdorues në SHBA. Vitin e kaluar , ai kaloi Google duke u bërë  uebsajti më popullor në botë. Ndërkohë , një zëdhënës i TikTok tha se ishte në diskutime me rregullatorët dhe qeverinë amerikane në një përpjekje për të lehtësuar shqetësimet në lidhje me ndikimin që ka dhe të dhënat që trajton.

“ Kontributi i FBI-së po konsiderohet si pjesë e negociatave tona të vazhdueshme me qeverinë amerikane,” tha zëdhënësi. “Ne nuk mund të komentojmë mbi specifikat e këtyre diskutimeve konfidenciale. Por,jemi të sigurt se jemi në një rrugë për të zgjidhur plotësisht të gjitha shqetësimet e arsyeshme të sigurisë kombëtare të SHBA-së.”

Marrë nga: Independent


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.