• |
ide | kryesore

Përmbytjet nga shirat, evakuohen 3 familjet e para në Malësinë e Madhe

-Instant, Lajme, Të fundit



Janë kryer evakuimet e 3 familjeve në Malësinë e Madhe. Forcat e Armatosura kanë ndihmuar në kalueshmërinë e banorëve të Bërdicës. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi së bashku me ministrin Manja dhe kreun e Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu vizituan zonën e Bërdicës. Sipas ministrit, gjendja është në kontroll. Peleshi thotë se të gjitha strukturat janë në gatishmëri për të përballuar pasojat e reshjeve me intensitet.
“Reshjet do të vazhdojnë diku me intensitet më të ulët dhe diku më të lartë. Të gjithë ministrat e fushës janë në territor, për të parë pikat nevralgjike. Të gjitha bashkitë me reshje intensive kanë bërë një punë të mirë me kanalet kulluese. Kemi patur evakuime në Malësinë e Madhe pasi përroi ka dalë nga shtrati Rrjolli dhe në Bërdicë FA po ndihmojnë në kalueshmërinë e banorëve. Jemi në gatishmëri në të gjithë Shqipërinë dhe do t’i përballojmë këto ditë, të cilat në një anë kanë dhe lajmin e mirë për mbushjen e baseneve ujore, por që kanë dhe anën e pasojave me të cilat duhet të përballemi”, u shpreh Niko Peleshi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *