• |
ide | kryesore

E bujshme në Spanjë: Cristiano Ronaldo i vetofrohet Real Madrid

-Instant, Sport
Ronaldo



Cristiano Ronaldo është në kërkim të zgjidhjeve për shkak të ndarjes së afërt me Manchester United. Javët e fundit, thashethemet janë shtuar për të ardhmen e portugezit. I fundit sensacional vjen nga Spanja. Sipas katalanasve të Sport, njerëzit pranë CR7 do t’ia kishin ofruar lojtarin Real Madrid, duke i propozuar për ta vendosur nën kontratë për 6 muaj. Nuk është hera e parë që spekulohet rikthimi i bujshëm i Ronaldo në skuadrën me të cilën ka fituar gjithçka. Por kushtet aktuale mund ta bëjnë më të mundshme këtë pistë se në të kaluarën.

Lexo me shume: United “fshin” Cristiano Ronaldo: hiqet imazhi gjigant i CR7 nga Old Trafford

Shumë, sigurisht, do të varet nga metodat dhe koha me të cilën do të përfundojë aventura e Ronaldo te Djajtë e Kuq. Por ajo që është e sigurt është se Florentino Perez ka ende një marrëdhënie të mirë me kampionin. Nga njëra anë janë rekordet e CR7 i cili e ka udhëhequr ish-klubin e tij drejt një numri të madh trofesh. Ndërkohë nga ana tjetër gjendja fizike e Karim Benzema shqetëson trajnerin Carlo Ancelotti.

Lexo me shume: “United më tradhëtoi, nuk e respektoj ten Hag”: intervista e Cristiano Ronaldo shkakton tërmet në Old Trafford

Real Madrid do të kërkojë sulmues në janar

Edhe nëse lëndimi i francezit, në letër, duhet të zgjidhet për rifillimin e kampionateve, mediat spanjolle janë të sigurta. Real do të jetë në kërkim të një sulmuesi në merkaton e janarit. Ndoshta në këtë pikë zgjedhja mund të bjerë pikërisht mbi Cristiano.

lexo me shume: “Ishte qesharak, as trajner nuk ishte”. Cristiano Ronaldo dërrmoi Ragnick e turpëroi United: “përmirësim zero”

Me fanellën e madrilenëve Ronaldo fitoi 4 herë “Topin e Artë”. 3 herë futbollisti më i mirë në Europë, 1 herë çmimin “Pushkash”. 2 herë futbollisti më i mirë i vitit, 4 Champions, 2 tituj kampionë në Spanjë. 2 Kupa të Spanjës, 3 Superkupa të Spanjës, 3 Superkupa të Europës dhe 3 Botërore për Klube. Aktualisht me United, Ronaldo është aktivizuar në 10 ndeshje duke shënuar vetëm një gol dhe mos dhuruar asnjë asist.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *