• |
ide | kryesore

Barazoi me Shqipërinë tani Arabia Saudite duhet të përballet me Argjentinën: largohet frika për Messin

-Instant, F1, Sport



Argjentina nis provën drejt lavdisë paraditen e sotme. Amerikano-jugorët fillojnë fushatën e tyre në Grupin C të Kupës së Botës kundër Arabisë Saudite në stadiumin Lusail Iconic. Albiceleste ka dy Kupa Bote në kabinetin e tyre të fituar në vitin 1978 dhe 1986. Ndërsa Arabia Saudite synon të bëjë dallgë në një grup të vështirë dhe të shmangë një përfundim të pritshëm në vendin e katërt.

ARGJENTINA

Shqetësimet u ngritën menjëherë për gjendjen fizike të Lionel Messi, sapo u raportua se sulmuesi i Paris Saint-Germain ishte duke u stërvitur individualisht. E megjithatë, lojtari ka siguruar se do të jetë në ndeshje, sepse nuk ka patur asnjë dëmtim. Kështu, argjentinasi ka qenë me grupin dhe do ta nisë nga fillimi. Lisandro Martinez dhe Exequiel Palacios gjithashtu kanë qenë të kufizuar me punë në ambiente të mbyllura disa ditë më parë. E megjithatë, situata për të dy ka evoluuar dhe duhet të jenë gati për ndeshjen. Problemi i vërtetë është Joaquin Correa, i detyruar të tërhiqet i dëmtuar. Sulmuesi është zëvendësuar nga Thiago Almada. Duke supozuar se Pleshti është mjaftueshëm në formë, Scaloni mund të formojë një tridhëmbësh sulmues të frikëshëm me Lautaro Martinez dhe Angel Di Maria. Ndërsa në prapavijë, Cristian Romero dhe Nicolas Otamendi mund të rreshtohen titullarë nëse Martinez i Manchester United kursehet.

ARABIA SAUDITE

Sa i përket Arabisë Saudite, mesfushori Riyadh Sharahili ka pësuar një problem muskulor, që ka vënë në dyshim shpresat e tij për pjesëmarrjen në Kupën e Botës. Lajmi i mirë është se mbrojtësi Hassan Tambakti është kthyer në stërvitje të plotë, pasi ka rikuperuar dëmtimin muskulor. Do të ishte gjithësesi një befasi të shihje të dy ata të startonin titullar kundër Argjentinës. Një goditje e re për sauditët që humbën para turneut edhe sulmuesin me përvojë Fahad Al-Muwallad. Me 17 gola ndërkombëtarë, sulmuesi u la jashtë skuadrës pasi dështoi në një test droge. Ylli i Arabisë Salem Al-Dawsari duhet të marrë krahun e majtë, në kompetencë të tij. Saleh Al-Shehri, golashënuesi më i mirë në raundin e tretë të kualifikueseve të AFC me katër gola, do të startojë në anën e kundërt.

Lexo më tej: Messi, një foto frikëson Argjentinën: “Shansi i fundit për ëndërrën”

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Argjentinës:

E. Martinez; Molina, Romero, Otamendi, Acuna; De Paul, Paredes, Mac Allister; Messi, L. Martinez, Di Maria

Formacioni i mundshëm i Arabisë Saudite:

Al-Owais; Al-Burayk, Al-Amri, Al-Bulahyi, Al-Shahrani; Kanno, Al-Malki; Al-Shehri, Al-Faraj, Al-Daswari; Al-Buraikan



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *