• |
ide | kryesore

Kendall Jenner dhe Devin Booker i japin fund lidhjes

-Instant, Paparazzi, Slider



Kendall Jenner dhe Devin Booker thuhet se janë ndarë për herë të dytë. “Të dy kanë orare tepër të ngjeshura për momentin. Ata kanë vendosur të kenë karrierën prioritet”, zbuloi një burim për People.

Megjithatë, dyshja planifikojnë të qëndrojnë në kontakt pasi thuhet se e kanë marrë vendimin së bashku.“Ata kanë shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin. Dëshirojnë vetëm më të mirën”, shtoi një burim i dytë.

Lajmi vjen vetëm pak muaj pasi modelja dhe lojtari i NBA, 26 vjeç, i dhanë fund për herë të parë. Në qershor, burimet i thanë Page Six se kishin mendime të ndryshme në lidhje me marrëdhënien  e tyre.“Devin nuk do t’i propozoj martesë.Prioriteti i tij është karriera,”  tregoi burimi i brendshëm. “Karriera e Kendall dominon gjithashtu jetën e saj.” Mirëpo, menjëherë pasi u publikua lajmi, ata u fotografuan së bashku në Soho House në Malibu.

Ish-çifti ndezi për herë të parë thashethemet për romancë në fillim të vitit 2020 në fillim të pandemisë COVID-19. Jenner i bëri gjërat zyrtare në Instagram kur postoi një foto të saj dhe Booker për Ditën e Shën Valentinit 2021. Edhe pse  e mbajtën lidhjen e tyre larg vëmendjes, Devin mori pjesë në dasmën italiane të Kourtney Kardashian dhe Travis Barker në maj./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *