• |
ide | kryesore

FOTO/ Frakturë e hemoragji e brendshme për Al-Shahrani: Botëror i mbyllur, operohet në Gjermani

-Instant, Sport, Video
Al-Shahrani



Mbrojtësi i Arabisë Saudite, Yasser Al-Shahrani pësoi një frakturë në nofull, thyerje të kockave të fytyrës dhe hemoragji të brendshme. Përplasja me portierin e tij Mohammed Al-Owais në minutat e fundit të fitores së tyre historike 2-1 kundër Argjentinës ka qenë shumë e rëndë. Mohammed bin Salman, Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, urdhëroi që lojtari të fluturonte menjëherë me avion privat. Al-Shahrani është dërguar në Gjermani për trajtim të specializuar, raportoi Gulf Today.

Lexo më tej: Video/ Argjentina dështon bujshëm në debutim: Messi e të tjerët e pësojnë keq nga Arabia Saudite

Al-Shahrani tashmë ka përfunduar me sukses operacionin dhe me një video të publikuar direkt nga spitali ka dashur të qetësojë fansat: “Vetëm doja t’ju siguroja se jam mirë. Urime për fitoren, tifozët sauditë e meritojnë”. Natyrisht Kupa e Botës së tij përfundon këtu për shkak të seriozitetit të frakturave që pësoi.

Mbrojtësi i Arabisë Saudite, Yasser Al-Shahrani tentoi të mbronte një top që shkonte drejt zonës. Nën kërcënimin e argjentinasve, edhe portieri Mohammed Al-Owais doli nga zona e tij. Impakti mes të dyve ishte i dhunshëm, me gjurin e portierit që goditi fytyrën e mbrojtësit. Al-Shahrani nuk e pa t’i vinte goditja, me vëmendjen te topi. Situata u duk menjëherë kritike, kur lojtari ra përtokë pa ndjenja. Stafi mjekësor ndërhyri menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë.

https://www.youtube.com/watch?v=VKPybaUEq2M



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *