• |
ide | kryesore

Johnny Depp heq dorë nga ‘Jack Sparrow’

-Instant, Paparazzi, Slider



Johnny Depp nuk do të kthehet në ekskluzivitetin e Pirates of the Caribbean. Thashethemet filluan të qarkullojnë të mërkurën pasi një raport pretendonte se ai do të ripërsëritte rolin e tij si kapiten Jack Sparrow. Megjithatë, burime pranë aktorit konfirmuan për DailyMail.com se informacioni është i rremë.

Depp luajti për herë të fundit personazhin në vitin 2017 në Pirates of the Caribbean; Dead Men Tell No Tales. Më pas producentët  vendosën se donin të sillnin ‘energji të re’ në serinë e filmave. Idetë e reja për t’i dhënë jetë ekskluzivitetit, përfshinin një Pirates of The Caribbean të udhëhequr nga femra, me protagoniste Margot Robbie.

Mirëpo,në një intervistë të fundit me Vanity Fair këtë muaj, aktorja zbuloi se filmi i shumëpritur nuk do të ndodhë.

“Ne kishim një ide. Po mendonim të kishim një histori të udhëhequr nga femra. Jo krejtësisht e udhëhequr nga femra, por thjesht një lloj historie tjetër që menduam se do të kishte qenë vërtet e bukur. Por mendoj se ata nuk duan ta bëjnë këtë”, tha ajo për Disney.

Nga ana tjetër edhe pse Johnny nuk do të jetë më Jack Sparrow, ai do të drejtoj filmin e tij të parë pas gjyqitpër shpifje kundër Amber Heard. Sipas, The Hollywood Reporter, aktori do të drejtojë filmin Modigliani, një biografi për piktorin dhe skulptorin italian Amedeo Modigliani./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *