• |
ide | kryesore

Dy humbësit e Grupit A përplasen për mbijetesë: Katari ndryshon “fytyrë” ndaj Senegalit

-Instant, Sport



Katari e Senegali humbën në debutim në Grupin A, për më tepër me performanca zhgënjyese. Kështu që ndeshja dytë, përplasja direkte, do të jetë vendimtare për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim. Katari nuk dëshiron të barazojë rekordin negativ të Afrikës së Jugut e vetmja organizatore që nuk shkon në raundin tjetër të Kupës së Botës.

KATARI

Vendi organizator zhgënjeu në përballjen e parë ndaj Ekuador. Statistikat tregojnë se Katari ishte vendi i parë pritës që humbet ndeshjen hapëse të Kupës së Botës. Trajneri Felix Sanchez pretendoi se ekipi i tij ishte “nervoz”. Tani, ai duhet të riformatojë skuadrën dhe ti ndryshojë “fytyrë” lojës së të tijve. Portieri i Katarit, Saad Al Sheeb dukej shumë i mefshtë në ndeshjen me Ekuadorin dhe të dy portierët rezervë janë prezantuar në portë në miqësoret para turneut. Nëse Sanchez vendos të bëjë një ndryshim, atëherë Meshaal Barsham është zgjedhja e parë. Ai është njeriu që priti penalltinë vendimtare në fitoren e tyre finale të Kupës Arabe, ndaj Egjiptit, në vitin 2021. Al Sheeb ishte një nga katër lojtarët e ndëshkuar të dielën, kështu që ata të gjithë rrezikojnë të pezullohen në ndeshjen e fundit kundër holandezëve. Me kartona të verdhë janë ndëshkuar edhe dyshja ofensive Ali dhe Afif, si dhe Karim Boudiaf. Kapiteni Hassan Al Haydos do të luajë ndeshjen e tij të 171-të për Katarin në mesfushë, si një nga pesë centurionët që pritet të startojë titullar.

SENEGALI

Sengali u mund në debutim nga Holanda me shifrat 2-0. Ndryshe nga Katari, përfaqësuesja afrikane ishte e aftë të sulmonte dhe madje në mbrojtje u treguan solidë. Senegal u dënua nga njeriu i tyre më përfaqësues: dy gabime të portierit Mendy i kushtuan humbjen afrikanëve. Mungesat e Mane dhe Famara Diediu, golashënuesi më i mirë në kualifikueset e fundit, peshojnë shumë, por tekniku Aliou Cisse ka bindjen se golat do të vijnë. Senegali ka bërë të ditur se Abdou Diallo është mirë për t’u rikthyer menjëherë në stërvitje. Lojtari, pavarësisht se u largua me ngërçe muskulore kundër Holandës, do të jetë në fushë. Ky do të jetë një lehtësim pasi Diallo ka luajtur si mbrojtës i majtë i improvizuar, duke pasur parasysh dëmtimin e Fode Ballo-Toure. Megjithatë, Cheikhou Kouyate nuk është aq me fat, pasi mesfushori i Nottingham Forest ka pësuar një tërheqje muskulore dhe do të humbasë këtë ndeshje. Thuhet se Edouard Mendy mund të ulet në pankinë, pas shfaqjes së tij horror të hënën. Seny Dieng i Queens Park Rangers mezi pret për të zënë vendin e tij.

Lexo më tej: Video / Katar 2022: Holanda nuk shkëlqen, por fiton në limite ndaj Senegal falë Gakpo dhe Klaassen

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Katar:

Barsham; Pedro Miguel, Khoukhi, Salman, A Hassan, Ahmed; Al Haydos, Boudiaf, Hatem; Ali, Afif

Formacioni i mundshëm i Senegal:

Dieng; Sabaly, Koulibaly, Cisse, Diallo; I Gueye, N Mendy; Ndiaye, I Sarr, Diatta, Dia



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *