• |
ide | kryesore

Video / Katar 2022: Holanda nuk shkëlqen, por fiton në limite ndaj Senegal falë Gakpo dhe Klaassen

-Instant, F1, Sport, Video
Holanda



Holanda, pa shkëlqyer, mposhti Senegal 2-0 në debutimin e saj në Kupën e Botës 2022. Tulipanët arrijnë Ekuadorin në krye të grupit A. Van Gaal duhet të falënderojë talentin e ri të PSV Gakpo, i cili me një goditje me kokë në minutën e 84 zhbllokoi ndeshjen. Asisti i De Jong, ishte perfekt për sulmuesin, që parapriu daljen e Mendy. Pastaj në minutën e 99-të Klaassen dyfishoi, pas një goditje të Depay, që u grushtua keq nga portieri i Chelsea. Për pjesën tjetër pati shumë pak emocione, me De Jong që humbi rastin më të mirë në minutën e 19. Në pjesën e dytë Noppert i tha dy herë jo Dia dhe Pape Gueye.

Hollanda luajti mjaft keq, duke shfaqur luhatje difensive me De Ligt, por edhe ofensive, në mungesë të Depay. E megjithatë, Van Gaal në fund fiton kundër një Senegali të organizuar, por nuk tregoi asgjë më shumë. Kopertina është për Cody Gakpo, xhevahiri i ri i futbollit holandez. Ai ishte njeriu i skuadrës së tij edhe pa golin jetik të shënuar në minutën e 84. Megjithatë, protagonisti negativ, është një Mendy larg nga sezoni i kaluar. Portieri i Chelsea, i cili humbi fanellën e titullarit me ardhjen e Potter në stol, praktikisht i dhuroi dy golat portokallive. Fillimisht me një dalje jashtë kohe dhe më pas me një grushtim të keq ndaj Klaassen.

Sidoqoftë, Van Gaal, përveç rezultatit, nuk ka arsye tjetër për të buzëqeshur. Ekipi i tij ishte për periudha të gjata pa ide dhe i padëmshëm në sulm. Për Senegalin një debutim i keq dhe ndjesia se do të luajë për turin tjetër, gjithçka kundër Ekuadorit. Megjithatë, nevojitet më shumë konkretizim në sulm.

Lexo më shumë: Holanda e Senegali pa yjet e tyre ofensivë: Van Gaal kërkon supremacinë e grupit



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *