• |
ide | kryesore

Vlorë/ Arrestohet i riu nga Ukraina, transportonte emigrantë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Ukraina



Një 25-vjeçar nga Ukraina u arrestua nga Policia e Vlorës pasi po transportonte emigrantë të paligjshëm. Sipas policisë, i riu në momentin e arrestimit po transportonte katër emigrantë paligjshëm.

Pas arrestimit ai do të përballet me drejtësinë me akuzën e trafikimit.

Detaje nga policia: 

Goditet 1 rast tjetër i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Transportonte kundrejt fitimit, 4 emigrantë, për të kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 25-vjeçari nga Ukraina.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të punës me fokus parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë kundrejt fitimit, emigrantëve nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kanë konstatuar një rast tjetër të kësaj veprimtarie.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi ukrainas D. S., 25 vjeç. Ai ishte në Tiranë. Ukrainasi u arrestua për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ai u kap në hyrje të autostradës “Vlorë-Fier”, duke transportuar me automjet, kundrejt përfitimit, 4 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Lexo më tej: Dokumenti/ Prokurori dhe gjyqtarja që zhdukën përgjimin e Taulant Ballës 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *