• |
ide | kryesore

Fustani i Elizabeth Taylor së shpejti në ankand

-Instant, Paparazzi, Slider



Fustani i Elizabeth Taylor në Oscars të vitit 1961 do të shitet së shpejti në ankand.Sipas Kerry Taylor Auctions, fustani u gjend këtë verë në një valixhe në Londër, ku Taylor kishte një shtëpi dhe e vizitonin shpesh. Punonjësja Anne Sanz i tha shtëpisë së ankandeve se fustani  ishte veshur vetëm një herë. Por Taylor e konsideroi atë si një “bukuri fati” dhe do ta mbante në udhëtimet e saj.

Megjithatë, Sanz tregoi se në vitet 1970, aktorja ishte lodhur duke transportuar dhjetëra bagazhe nëpër botë. Kështuqë i dhuroi Anne-s rroba – përfshirë fustanin e vitit 1961. Pikërisht në një valixhe plastike u gjet veshja, plus sende të tjera që i përkisnin Burtonit. Fustani dhe mallra të tjera të vlefshme nga Elizabeth do të dalin  më 6 dhjetor dhe pritet të kushtojnë nga 42,000 deri në 72,000 dollarë.

Jo vetëm që pjesa e kushtueshme vjen me një lidhje të paharrueshme me aktoren e ndjerë,  por është gjithashtu një pjesë e historisë së çmimit Oscar. “Nuk di si ta shpreh mirënjohjen time për këtë. Mendoj se gjithçka që mund të bëj është të them faleminderit. Faleminderit me gjithë zemër”, tha ajo gjatë marrjes së cmimit./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *