• |
ide | kryesore

Gol në ndeshjen e 1000-të: shifrat e çmendura të 18 viteve karrierë të Lionel Messi

-Instant, Sport
Messi



Lionel Messi arriti në 1000 ndeshje si futbollist profesionist kundër Australisë, për klubet dhe kombëtaren e parë. Një arritje e festuar duke shënuar avantazhin 1-0. Ai kundër Australisë në/18 është edhe goli i tij i parë në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës. Një legjendë që filloi me fanellën e Barcelonës më 16 tetor 2004. E që bëri që argjentinasi të bëhej futbollisti më i mirë në planet, falë magjisë, lojërave të mahnitshme dhe numrave të pabesueshëm. Në 18 vite karrierë në nivelet më të larta Messi ka shënuar 789 gola dhe 348 asiste për shokët e skuadrës. Duke u futur më në detaje, janë 778 ndeshje dhe 672 gola me Barçën, 53 ndeshje dhe 23 gola me PSG dhe 169 ndeshje dhe 94 gola me Argjentinën.

Kundër Australisë, Messi luajti ndeshjen e tij të 23 si kapiten i Albiceleste. Pleshti kalon kështu me dy ndeshje Diego Armando Maradonën. Një tjetër record i thyer në Katar është ai për asist. E kundër Meksikës, me pasimin për Enzo Fernandez, u bë lojtari që ka shpërndarë më shumë asiste në 5 turne të ndryshëm Botëror. Lionel në Katar 2022 me golin vendimtar ndaj Meksikës u bë lojtari më i vjetër që shënoi dhe dha assist në të njëjtën ndeshje.

Lexo më tej:Argjentina i bën të ëndërrojnë në Bangladesh: të gjithë në shesh në 5 të mëngjesit për të parë Messi

REKORDET QË MUND TË THYEJË NË KATAR

35 vjecari tani kërkon sfida të reja e rekordet nuk kanë përfunduar këtu. Nga çerekfinalja deri në finalen e mundshme, mund të vendosë të tjerë rekorde. Messi në ndeshjen me Holandën e ato që e pasojnë, mund ti marrë vendin Gabriel Batistutës. Numri 10 mund të bëhet shënuesi më i mirë i Albiceleste në Botëror. Batigol udhëheq me 10 e Messi është në kuotën 9, me mundësi reale ta barazojë e superojë. Të njëjta shifra janë edhe në raportin e pasimeve vendimtare, ku rivali është Maradona. Pastaj nis gjuetia edhe për rekordin e mbajtur nga Lotar Matthaus, për numrin më të madh të prezencave në një Botëror. Gjermani është në kuotën 25. Messi për ta kaluar, duhet të udhëheqë Argjentinën e tij të paktën deri në gjysëmfinale. E për njeriun e rekordeve, nuk duket edhe aq mission i pamundur…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *