• |
ide | kryesore

Hapen portat e shkarkimit në hidrocentralin e Shkopetit, rritet rreziku i përmbytjeve në Milot

-Instant, Lajme, Të fundit



Vendi është përfshirë nga moti i keq, për pasojë rreziku nga përmbytjet mbetet i lartë.

Ndërkohë prurjet e shumta të lumit të Matit dhe përrenjve përgjatë luginës kanë bërë që të rriten prurjet në liqenin e Shkopetit.

Pasditen e së dielës kompania që ka privatizuar HEC-et Ulëz e Shkopet ka nisur shkarkimin e tepricave për shkak se prurjet janë më të larta se nevoja e tombinove për të punuar me kapacitet të plotë. Hapja e portave të shkarkimit në hidrocentralin e Shkopetit ka rritur rrezikun e përmbytjeve në zonën e Milotit për shkak të rritjes së nivelit të lumit Mat në rrjedhën e tij drejt detit Adriatik.



1 Comment

  1. E njejta histori vit pas viti, na vjedhin duke shit ulet dhe ble shtrenjte dhe pastaj nje permbytje per ta shpla dhe fillu nga fillimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *