• |
ide | kryesore

Kurti: Serbia po kërkon të vazhdojë luftën që e humbi

Arkiva



“Serbia po kërcënon me luftë”, kështu u shpreh  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Kurti  theksoi se në mbledhje është rënë dakord që të rritet gatishmëria.

“Ajo që ne e dinim prej kohësh u shpërfaqë në mënyrën më të egër të mundshme. Pas 23 viteve nga përfundimi i luftës, Serbia kërcënon sërish me luftë dhe me rikthimin e forcave të tyre ushtarake të cilat kanë kryer gjenocid në Kosovë”, ka thënë Kurti, duke shtuar se nuk “jemi kundër askujt sa i përket përkatësisë etnike”

Sipas Kurtit, Beogradi zyrtar sot po flet e sillet si para 23 viteve.

“Serbia nuk po e fsheh që kërkon të vazhdojë luftën që e humbi. Kjo përbën kërcënim të vazhdueshëm për shtetin tonë dhe paqen në vendin tonë”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka shtuar  se në veri të vendit paqja mbeti përherë e brishtë.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *