• |
ide | kryesore

Hetimi ndaj Juventus: Prokuroria heq dorë nga masat ndaj shoqërisë dhe individëve

-Instant, Sport
Juventus



Prokuroria e Torinos heq dorë nga masat ndaj Juventus, si për shoqërinë ashtu edhe për personat fizikë. Seanca ishte caktuar për datën 21 dhjetor, por tashmë vjen heqja dorë nga apeli. Gjykata e Torinos kishte refuzuar tetorin e kaluar kërkesat për masa skualifikimi për Andrea Agnelli dhe të dyshuarit e tjerë. Ata rrezikonin për shkak të hetimit për llogaritë e klubit të Juventus. Presidenti Agnelli dhe i gjithë bordi i drejtorëve të klubit dha dorëheqjen në fund të nëntorit, për të mos shpërqendruar skuadrën me hetimin ndaj tyre.

Më 21 dhjetor u programua seanca dëgjimore e dhomës së këshillit. Në të do të diskutohej ankesa e prokurorëve kundër urdhrit të Gip-it të Gjykatës së Torinos për kërkesën e magjistratëve për masa paraprake. Aty përfshiheshin sekuestrimi parandalues ndaj Juventus prej rreth 437 mijë euro, në lidhje me krimin e pretenduar të deklarimit tatimor fals.

Lexo më tej: Juventus rrezikon në Europë: nga gjoba te përjashtimi nga Kupat, ja skenarët e Uefa-s

Vepra penale ishte ngritur në drejtim të disa drejtuesve aktualë dhe të së kaluarës në klubin e Juventus. Gjyqtari hetues kishte refuzuar kërkesat e prokurorit për marrjen e masave. Kjo për shkak të mungesës së rrezikut të përsëritjes së krimit: “Manovrat e pagave” lidheshin me emergjencën.

Lexo më tej: Juventus, CR7 e dokumentat e tjera “sekrete” të gjetura nga Prokuroria e Torinos

RREZIQET

Krimi i supozuar lidhet me përgjegjësinë për krime tatimore dhe abuzim merkato. Hipoteza e parë e dënimit kishte të bënte me një penalitet në renditje – bazuar në nenin 31 – që do të zbatohet në sezonin aktual ose të ardhshëm. Juventusi do të dënohej për “falsifikim dokumentesh kontabël ose administrative, të shërbimeve të sportistëve profesionistë”. Bëhet fjalë për ata me të cilët nuk mund të kishte lidhur kontrata në bazë të dispozitave federale në fuqi”. Skenari i dytë – dhe më i keqi – do të çonte në rënie nga kategoria. Kjo vetëm nëse do të vërtetohej se truket e përdorura në buxhet, i shërbenin klubit për t’u regjistruar në kampionatet në vijim. Në nivel sportiv, në çdo rast, është prokuroria federale ajo që duhet të veprojë sipas Kodit të Drejtësisë Sportive.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *