• |
ide | kryesore

Katërmbëdhjetë të arrestuar në orët e fundit në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka arrestuar 14 shtetas gjate oreve te fundit, për vepra të ndryshme penale.

Mes tyre ne pranga ra nje 18 vjeçar që dyshohet se ka përndjekur një shtetase të mitur.

Ndërkohe qe ne Komisariatin e Policisë Nr. 3, është paraqitur nje 56 vjeçare, e cila ka kallëzuar se në maj të këtij viti është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e saj 29 vjeçe.

Policia tha se ka nisur punen për gjetjen e saj.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:

– A. S., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë;

– A. S., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit metadon;

– A. A., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:

– J. B., 37 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 22 vjeçe;

– N. B., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin D. S., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase të mitur.

Gjithashtu, nga këto struktura u arrestua shtetasi A. Q., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit A. B.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin E. O., 44 vjeç, banues në Golem, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin B. P., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin D. V., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– E. M., 34 vjeç dhe P. Gj., 52 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

– H. M., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, dhe gjatë shoqërimit, nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë;

– F. I., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
—–
Në Komisariatin e Policisë Nr. 3, është paraqitur shtetasja M. L., 56 vjeçe, e cila ka kallëzuar se në maj të këtij viti është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e saj, shtetasja A. L., 29 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *