• |
ide | kryesore

Kosova nënshkruan aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Europian

-Instant, Lajme, Të fundit
anëtarësim ne BE



Sot në orën 11:00 u mbajt ceremonia e nënshkrimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Europian. Pjesë e kësaj ceremonie ishin presidentja Vjosa Osmani Sadriu, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti.

“Sot është një ditë historike, 14 dhjetori ka rëndësi të veçantë në historinë tonë. Në njërën anë po aplikojmë për anëtarësim në BE dhe sot po shënojmë përvjetorin e themelimit të ushtrisë së shtetit tonë, të dyja këto hapa të rëndësishëm në rrugën euroatlantike të vendit”- tha presidentja Osmani pas ceremonisë.

“Ka ardhur koha që statusin potencial për kandidat që na është njohur shumë kohë më parë, ta kthejmë në status kandidat duke kaluar në një fazë të re të raporteve me BE-në. Kjo është në përputhje me aspiratat e qytetarëve që besojnë se e ardhmja jonë është BE-ja”, tha Kurti.

Dorëzimi i aplikimit pritet të bëhet më 15 dhjetor në Pragë të Çekisë, shtetit që aktualisht kryeson bllokun evropian. Kosova deri më tani ka vetëm një marrëveshje kontraktuale me BE-në, përkatësisht Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. Kujtojmë se nga 27 shtetet anëtare të bllokut, pesë prej tyre ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *