• |
ide | kryesore

Scarlett Johansson: Donin të luaja “vajzën e bukur”

-Instant, Paparazzi, Slider



Scarlett Johansson ka folur së fundmi për fillimet e karrierës së saj në aktrim. Ajo ka deklaruar se ekipi i saj i vjetër i menaxhimit u kujdes që të merrte role “bombë”.

“Unë u bëra disi një vajzë e pafajshme dhe e fokusuar tek paraqitja,” tha aktorja në podcastin “Table for Two” të iHeartRadio me Bruce Bozzi.“Vajzat e reja janë realisht të objektivizuara. Por duhet thënë se tani,padyshim që gratë janë në gjendje të zgjedhin vetë rrugën e tyre. Atëherë unë isha e detyruar të isha ai lloj i aktorit që ju e quani ” bombë”. E gjejta shpesh veten të mbyllur, sikur nuk mund të dilja prej tij.”

Scarlett Johansson shtoi se e kuptoi shpejt se zgjedhja e roleve të përqendruara rreth pamjes së saj kishte një jetëgjatësi të shkurtër.“Unë mendoj për atë lloj roli përfundon shpejt, dhe atëherë nuk keni shumë mundësi përtej kësaj,” u shpreh ajo. Aktorja shpjegoi gjithashtu se si të pasurit fëmijë ka ndikuar në llojin e punës që ajo merr. “Ky është një mësim i rëndësishëm për t’u mësuar vajzave dhe djemve – për të ndjekur një punë që është e kënaqshme.”/Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2021/10/03/pas-mosmarreveshjeve-ligjore-scarlett-johansson-zbulon-raportin-me-disney/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *