• |
ide | kryesore

Veprim inteligjent e shpërblyes, Maroku blen biletat e pashitura e ia dhuron tifozëve: 50 mijë ndaj Francës

-Instant, Sport
Maroku



Më shumë se 10,000 bileta falas. Në Marok, prej gati një muaji flitet vetëm për futbollin dhe Botërorin. E padyshim Maroku, për ndeshjen e mbrëmjes së sotme kundër Francës, do të ketë një pushtim të vërtetë tifozësh. Një mbështetje insistuese për të ndihmuar të preferuarit e tyre të përmbysin parashikimet e vigjiljes. Në fakt, Mbappe dhe shokët e tij janë absolutisht favoritë për tu bashkuar me Argjentinën në finalen e madhe.

E pra, këto 10,000 bileta plus u dhuruan nga federata marokene e futbollit për tifozët vendas, për të shtuar edhe më shumë mbështetjen për kombëtaren e tyre. E gjitha, në koordinim me FIFA-n dhe komitetin organizativ të Kupës së Botës. Bëhet fjalë për biletat e pashitura për ndeshjen e sotme, të gjitha të ofruara për tifozët. “Pjesën e mbetur të biletave të pashitura në stadium i blemë dhe ua shpërndamë tifozëve tanë pranë stadiumit Al Janoub”, ishin fjalët e presidentit të federatës marokene, Fouzi Lekjaa.

Lexo më tej: “Janë të çmendur”. Regragui si Steve Jobs, ndez tifozët e Marokun: “Jemi gati, duam finalen”

AVIONËT

Ndërkohë, shumë tifozë përfituan edhe nga kontributi i linjës ajrore kombëtare për të mbërritur në Doha. Ministria e Transportit kishte ngritur një urë Kazablanca-Doha, me 30 fluturime të tjera, për të lejuar marokenët të mbërrinin në Katar. Por Royal Air Maroc papritmas anuloi të gjitha fluturimet e planifikuara për në Doha këtë mëngjes. Për këtë arsye 50,000 tifozët e pritur, për gjysmëfinalen ku luan Maroku, janë në dyshim: “Për shkak të kufizimeve të vendosura nga qeveria e Katarit, Royal Air Maroc ndjen keqardhje të informojë klientët për anulimin e fluturimeve të operuara nga Qatar Airways”. Ky është emaili i dërguar atyre që po përgatiteshin të niseshin, sipas Reuters. Faqet e internetit lokale tregojnë për rreth dhjetë nga tridhjetë fluturime që u nisën dje për në Katar. Me pak fjalë, përveç keqkuptimeve të fundit, është një total Marok-mania për gjysmëfinalisten e parë afrikane, në nëntëdhjetë e dy vjet histori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *