• |
ide | kryesore

Yuri Kim: Ndal manipulimit me SPAK, po i takojmë një për një anëtarët e KLP

-Instant, Lajme, Të fundit



Tensioni mes Yuri Kim dhe Edi Ramës ka arritur në pikën më të lartë të deklaratave dhe kundërdeklratave për procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK. Tashmë është përvijuar qartë se kryediplomatja do të dërgojë aty Altin Dumanin ndërsa kryeministri ka si të preferuarin e tij për përzgjedhjen e datës 16 dhjetor, Edvin Kondilin.

Ambasadorja amerikane ka thënë se për këtë qëllim ka takuar “çdo anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për të nënvizuar rëndësinë e zgjedhjes së një shefi të ri të SPAK-ut”.

Lexo më tej:

Dekriptimi i deklaratave/ Ç’lojë po luhet mes Ramës dhe Yuri Kim 

Në një postim në Twitter, Kim shkruan se procesi nuk duhet të ndikohet nga ata që kanë interes për të kufizuar ose manipuluar hetimet. Ajo thekson se institucionet e drejtësisë duhet të jenë të pavarura dhe gjyqtarët e prokurorët të barabartë para ligjit.

Ambasadorja shton gjithashtu se SHBA do të monitorojnë nga afër procesin e përzgjedhjes në SPAK.

Reagimi i plotë:

Javën e fundit jemi takuar me çdo anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për të nënvizuar rëndësinë e zgjedhjes së një shefi të ri të SPAK-ut, i cili – pa frikë e favor – do të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Procesi i përzgjedhjes nuk duhet të ndikohet nga ata që kanë interes për të kufizuar ose manipuluar hetimet Ky është thelbi i reformës në drejtësi: drejtësia duhet të jetë e verbër ndaj pushtetit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë të gjithë të barabartë përpara ligjit, institucionet duhet të jenë të pavarura.

Skandali/ Rama ia zhyt në fund Yuri Kim-it, në lojë kreu i SPAK 

Reforma në drejtësi nuk është vetëm një kërkesë për anëtarësimin në BE; është kërkesa e drejtë e popullit shqiptar. SHBA do të qëndrojë gjithmonë me popullin e Shqipërisë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim me vendosmëri zbatimin e reformës në drejtësi. Kjo nuk do të ndryshojë.

Ne do të monitorojmë nga afër procesin e përzgjedhjes së SPAK-ut për të siguruar që reforma në drejtësi të ecë përpara.

Andi Bushati: Guri qesharak i Yuri Kim-it 

Nuk vonoi shumë dhe pas këtij postimi reagoi dhe kryeministri për tu dhënë zemër anëtarëve të KLP-së që do të duhet të votojnë të premten në 16 dhjetor. Për të qenë korrekt ai theksoi se ata nuk duhet të ndikohen nga qeveria por u kujtoi atyre se për këtë aq më pak duhet të dëgjojnë Yuri Kimin.”boll me thashethemet e katundit politik e mediatik! Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorjavulorjafallgjorja, as ambasada jo e jo”.

©Lapsi.al



10 Comments

  1. Ore , cfare po behet me ate Bechetin ?
    I mori ato 120 miljon eurot ai , apo jo ?
    Keni nja 4 muaj qe keni rene qetsi . Asnje lajm per kete gje ? ( zakoinsiht ju shkruanit nje lajm cdo muaj per te)
    Vazhdon ai ti bllokoje te ardhurat e aviacionit shqiptar ne Belgjike ?
    Apo ato burimet tuaja te sigurta nuk ju japin me lajme . Keni ngal pa lek me duket.

  2. Nje pyetje per DASH dhe KIM kush e ka fajin Berisha?

    E kuptoni apo vazhdoni te beni Strucin?

    E kuptoni kush eshte i interesuar per kapjen e drejtesise?

    Vetem qeveria, KM ne krye dhe ju te amerikes qe beni sikur ju hapet barku per Shqiperine.

    1. Oj ambasadore!!Mos u mundo kot se Rama do zgjedhi atë që do ai.Tanime nuk ka nevojë për ju.E mbështetet sa forcoi diktaturën e tij.Te njëjtën gjë që bëri Enveri në 1946.I përdori Angloamerikanët sa dhe ai forcoi pushtetin dhe ju dëboi.Po një pyetje për ju.Kur do dalin faktet për Berishën?Apo dhe tani do vazhdoni se PD ka në përbërje ish familjet e “kolloboracionistëve”.Se kështu vepruan dhe gjatë luftës parardhësit e Amerikës dhe Anglisë që s’ndihmuan nacionalistët, shqiptarët e vërtetë.

    2. PER KAPJEN E DREJTESISE ESHTE I INTERESUAR SORRROSI
      DHE SHKERDHATAT QE I VENE PAS

      SHTET KOLONI PA INDENTITET

      QIJA ROPT DUHET IKUR NGA KY VEND

  3. qija ropt ku ka perfunduar demokracia dhe Shqipëria

    SORROSI PO MERR KONTROLLIN E DREJTESISE DHE TE SHTETIT
    SIC ESHTE STRATEGJI E TIJ

    CLIDHJE KA NJE AMBASADE QE NDERHYN NE DREJTESINE E NJE VENDI??????

  4. Nje gje ese sigurte se Sorrosi ne Shqipëri eshte Edver Rama….ambasadorja Kim eshte emëruar nga Trump dhe Kongresi I drejtuar nga republikanët te tjerat janë fjalë kot.

  5. Qysh ne kete lufte te heshtur duket qe mafia po punon fort per te kapur edhe kreun e SPAKU.

    Kush ka me teper interes vecse mazhorances dhe Kryeministrit

  6. Dhe ne vendin me te humbur te botes nuk besoj se gjen nje ambasador te huaj te dali e te thote qe po takojme nje per nje anetaret e Prokurorise. Jemi nje republike banaesh me nje bimbash qe ben cfare ti doje bytha pa i hyre gjemb ne kemb dhe nje BE/SHBA qe bejne sehir per interesat e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *