• |
ide | kryesore

Maroku, letër FIFA-s kundër arbitrit Cesar Ramos: “Na mohoi dy penallti”

-Instant, Sport
Cesar Ramos



Maroku ka bërë një protestë zyrtare kundër arbitrimit të meksikanit Cesar Ramos, gjatë gjysmëfinales së Kupës së Botës kundër Francës. Federata Marokene e Futbollit ka dërguar një letër, duke denoncuar mungesën e dy penalltive. Të dy episodet të pa sinjalizuara nga arbitri dhe as të marra në konsideratë nga VAR. Aksioni më influencues i ndeshjes, sipas apelimit, është ai i ndodhur në minutën e 27. Arbitri Cesar Ramos i dha kartonin e verdhë Sofiane Boufal, që sapo kishte pësuar një ndërhyrje të Theo Hernandez në zonën franceze.

Penalltia e dytë, sërish sipas Federatës Marokene të Futbollit, ndodhi në fund të pjesës së parë. Në një aksion të Selim Amallah, lojtari u rrëzua në zonën e rreptësisë nga Tchouameni. Maroku garanton se “do të mbrojë deri në fund interesat e kombëtares” dhe do të ndjekë “të gjitha rrugët e mundshme për t’i dhënë drejtësi Luanëve”.

Lexo më tej:Krenaria e trajnerit të Marokut, Walid Regragui: “Bota tani na njeh, Kupa nuk është aq larg”

Maroku u mposht 2-0 në gjysmëfinalen e Kupës së Botës përballë Francës. Skuadra afrikane do të luajë tani për vendin e tretë e të katërt kundër Kroacisë. Luanët e Atlasit u bënë skuadra e parë e kontinentit që arrin në katër më të mirët e një Kupe Bote.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *