• |
ide | kryesore

Tre të arrestuar në Lezhë, zbardhen akuzat

-Instant, Arkiva, Lajme



Policia e Lezhës ka arrestuar tre shtetas, për vepra të ndryshme penale. Dy prej tyre u arrestuan pasi u kapën në flagrancë teksa qarkullonin me doza lënde të dyshuar narkotike kabanis, në automjet.

“Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, arrestuan në flagrancë, për vepren penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasit Gj. B., 27 vjeç dhe A. P., 25 vjeç, të dy banues në Lezhë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin këta shtetas qarkullonin, është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, është ushtruar kontroll edhe në banesat e të arrestuarve dhe si rezultat, në banesën e shtetasit Gj. B., është gjetur një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza, sasi e cila u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale”, bëri me dije policia.

Ndërkohë që specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. Gj., 69 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka goditur me sende të forta, vëllanë e tij dhe i ka shkaktuar atij dëmtime fizike.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *