• |
ide | kryesore

Tre persona nën hetim në Fier, zbardhen akuzat

Arkiva, Lajme



3 persona janë proceduar penalisht në Fier ditën e sotme. Procedimet kanë ardhur si pasojë e veprave penale të ndryshme. Mësohet se një 32-vjeçar ka aksidentuar një të moshuar dhe është larguar nga ngjarja.

Gjithashtu një 19-vjeçar dyshohet se ka ngacmuar një të mitur në rrjetet sociale, ndërkohë një 16-vjeçare ka braktisur vajzën e saj tek prindërit. Me rastet e mësipërme do të merret Prokuroria e Fierit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, për shtetasin G. M., 32 vjeç, banues në fshatin Daullas, pasi me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar lehtë një 72-vjeçar dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, për shtetasin M. Y., 19 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se ka ngacmuar një shtetase të mitur, nëpërmjet rrjeteve sociale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të stacionit të Policisë Roskovec referuan materialet në Prokurori, për një shtetase 16 vjeçe, pasi ka braktisur tek prindërit e saj, vajzën e saj të mitur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *