• |
ide | kryesore

Princ Harry dhe Meghan sërish një bashkëpunim me Netflix

Paparazzi, Slider



Harry dhe Meghan po sjellin një tjetër dokumentar në Netflix.

“Live to Lead” do të jetë një seri prej shtatë pjesësh e Netflix me intervista nga liderë të shquar duke përfshirë; kryeministren e Zelandës së Re Jacinda Ardern, gjyqtaren e ndjerë të Gjykatës së Lartë Ruth Bader Ginsburg, Greta Thunberg, Gloria Steinem, avokatin e drejtësisë sociale Bryan Stevenson dhe më shumë.

Seriali u bë me qëllimin për t’i lejuar këta udhëheqës të “ndajnë mesazhe guximi, dhembshurie, përulësie, shprese dhe bujarie”. Netflix publikoi të hënën trailerin me zërat e Dukës dhe Dukeshës së Sussex në shumicën e videos. Në të, Princi Harry tha se seriali ishte “i frymëzuar nga Nelson Mandela”.

“Gjatë dekadave të fundit, ne kemi parë një përhapje të liderëve destruktivë. Ata kontrollojnë pushtetin duke mbyllur kufijtë, duke përhapur dezinformata dhe duke nxitur frikën e njerëzve që konsiderohen si ‘të tjerë’. Ne mendojmë se ka një krizë të lidershipit në shumë nivele shoqërore në nivel global”, tha në një deklaratë Fondacioni Nelson Mandela. “Me botën në gjendjen në të cilën ndodhet, duke u përpjekur të shërohet nga një pandemi globale, me rritjen e populizmit dhe dezinformimit, nevoja për një udhëheqje efektive është kritike,”

“Live to Lead” u krijua për të kontribuar drejt frymëzimit të liderëve më të mirë. Atyre që janë të përkushtuar për t’i dhënë fund varfërisë dhe pabarazisë. Që tregojnë drejtimin në krijimin e shoqërisë së drejtë të ëndrrave të Nelson Mandelës.”

Princi Harry dhe Markle do të jenë producentët ekzekutiv të serialit, i cili po prodhohet nga Blackwell & Ruth. “Live to Lead” do të shfaqet premierë në Netflix më 31 dhjetor./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *