• |
ide | kryesore

Nga Europa te mbijetesa: vetëm tre pikë lëvizin objektivat e Erzenit e Bylis në përballjen e fundit të vitit

-Instant, Sport
Bylis



Erzeni mund të ëndërrojë të shqetësojë dy kryeqytetaset, duke ngushtuar diferencën me kryesuesit. Por më parë duhet të marrë fitoren kundër Bylis. Mallakastriotët nuk kanë kaluar një formë të mirë në kampionat. E megjithatë gjërat mund të kenë ndryshuar me goditjen e bërë në Rrogozhinë kundër Egnatias. Pas 6 humbjesh e një barazimi radhazi, Bellai pa të tijtë të dilnin me fitore nga transferta e vështirë.

E zgjidhi Ruçi, që ia dedikoi fitoren të vëllait të humbur pak ditë më parë. Por tekniku i Bylis e di mirë se për tu përsëritur kundër Erzenit kaq mund të mos jetë mjaftueshëm. E megjithatë një dozë besimi i është injektuar skuadrës ballshiote. Bylis vjen në 90 minutat me Erzenin në një situatë ndryshe nga ajo e Kapllanit. Vërtetë shijakasit janë të katërtët me 21 pikë, në shoqërinë e Egnatias, por në ndeshjen e fundit gjërat nuk shkuan mirë për ta. Tekniku mallakastriot ka nevojë për pikë që të largohet nga zona e rrezikut. E do të kërkojë t’i bëjë në transfertën e dytë radhazi.

Lexo më tej: Karakaçi e Hasani frikësojnë Memën: Egnatia e Duros viziton Kastriotin me dëshirën të harrojë humbjen në shtëpi

ERZENI GATI TË PËRFITOJË… NGA DERBI

Të mundur 1-0 në transfertën me Laçin, skuadra e Kapllanit shpreson tani që gjërat të përmirësohen brenda mureve të shtëpisë. Një ndeshje shumë delikate, që mund të përmbysë shumë situata, për vetë ngjeshjen e renditjes. Erzeni nëse arrin të dalë me tre pikë ndaj Bylis, mund ta shohë diferencën me dyshen e kreut të reduktuar, të paktën me njërin prej tyre. Por në rast suksesi të Bylis, tepër jetik për fomacionin e Bellait me 15 pikë, që ndjen rikthimin e Teutës, tani një pikë larg, dhe ka Kukësin të fundit me 12 pikë, diferenca mes tyre do të ishte vetëm tre pikë, sa për të kuptuar në cfarë renditje do ta gjente veten Erzeni, në mbylljen e kampionatit për vitin 2022…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *