• |
ide | kryesore

Zbulohet pagesa e Meghan dhe Harry nga Netflix

-Instant, Paparazzi, Slider
Meghan



Pjesa e parë e dokumentarëve të rinj të Netflix të Princit Harry dhe Meghan Markle u publikua më 8 dhjetor.

Meghan & Harry u drejtua nga Liz Garbus dhe përmban; pamje arkivore dhe intervista me miqtë, familjen  e çiftit. Ky është projekti i parë që del nga marrëveshja shumëvjeçare që Duka dhe Dukesha e Sussex nënshkruan me Netflix në vitin 2020 e bërë menjëherë pasi ata u larguan nga puna si anëtarë të familjes mbretërore.

 

Partneriteti është vendosur të përfshijë dokumentarë, filma artistikë, shfaqje me skenar dhe programe për fëmijë. Sipas Mirror Online, është raportuar se marrëveshja  kap vlerën e 100 milionë dollarëve. Megjithatë, numri nuk është konfirmuar  nga Harry dhe Meghan, as nga Netflix deri më tani.

Tre pjesët e para të dokumenteve të Meghan & Harry  trajtojnë racizmin e përjetuar,marrëdhënien e Markle me Princin Harry dhe se si ata mendojnë se jeta e tyre është “shfrytëzuar” nga shtypi.

Cifti  kanë folur edhe për lidhjen e tyre dhe mënyrën se si janë njohur. “Unë po rrija në Instagran  dhe një nga miqtë e mi kishte këtë video nga Snapchat,” kujtoi Harry. Pasi pa foton e Markle me një filtër qeni, princi britanik ishte kurioz të dinte më shumë.

“Unë thashë: ‘Kush është kjo?’”, tha ai. Markle tregoi se miku i saj më vonë i tha se “Princi Haz” ishte i interesuar ta takonte, por ajo nuk po e kuptonte se për kë bëhej fjalë.”Unë thashë: “Kush është ai?” kujtoi Meghan. “E pyeta nëse mund ta shihja instagramin e tij. Dhe më pëlqeu feed-i i tij pasi kishte plot foto të bukura dhe po qëndronte në Afrikë. Dyshja më pas shkëmbyen numrat e telefonit duke nisur një histori mbretërore dashurie. /Lapsi.al

Marrë nga: Independent



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *