• |
ide | kryesore

Politikani nga Omani ofron 1 milionë dollarë për Bisht: manteli i respektit iu dhurua Lionel Messi në Katar

-Instant, Sport
politikani



Një avokat e anëtar i parlamentit të Omanit i ka ofruar yllit të futbollit argjentinas Lionel Messi 1 milion dollarë për tashmë të famshmin ‘bisht’. Pikërisht mantelin e respektit që Messi veshi të dielën e kaluar para se të ngrinte lart trofeun e Kupës së Botës. Ahmed Al Barwani, politikani 41 vjeçar, e ka bërë ofertën e tij përmes një postimi në Twitter. Ai i tregoi gazetës ‘The National’ se është gati të paguajë më shumë nëse lojtari dëshiron të negociojë.

Al Barwani shpreson ta mbajë ‘bisht’ në Lindjen e Mesme. Ikonës së futbollit iu dha manteli nga Gianni Infantino për ta përdorur në momentin e ngritjes së Kupës në shenjë nderi. Në fakt, dhurimi i ‘bisht’, që mbuloi pjesërisht uniformën e Argjentinës, u kritikua nga lojtarë si Gary Lineker dhe Pablo Zabaleta pikërisht për këtë arsye.

PROPOZIMI 1 MILION DOLLARË

‘Bisht’ është një veshje tradicionale në Lindjen e Mesme, e zbukuruar me ar dhe vishet për raste të veçanta. Manteli iu dorëzua yllit të PSG-së në shenjë respekti për gjithçka që kishte arritur në turneun në Katar dhe në futboll në tërësi. E tani, avokati dhe deputeti nga Omani, Ahmed Al Barwani, i ka ofruar numrit 10 një shumë të konsiderueshme. Qëllimi është se politikani kërkon të mbajë një pjesë të rëndësishme të historisë arabe në Lindjen e Mesme: “Nga Sulltanati i Omanit ju përgëzoj për fitimin e Kupës së Botës Katar 2022 … bisht arab, një simbol i kalorësisë dhe mençurisë. Unë po ju ofroj 1 milion dollarë në këmbim të ‘bisht’”.

Hassan Al Thawadi, sekretar i përgjithshëm i komitetit organizues të turneut të Katarit, vlerësoi Kupën e Botës si një “festë rajonale” dhe jo vetëm e Katarit. Lëvizja për t’i dhuruar një ‘bisht’ për Lionel Messi ka të ngjarë të vazhdojë të ndajë opinionet. Megjithatë është e qartë se kjo do të thotë shumë për ata që banojnë në Lindjen e Mesme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *