• |
ide | kryesore

Më 2023 rifinancimi i borxhit publik arrin 355.5 mld lekë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
taksa.jpg



Rifinancimi i borxhit publik do të vijojë në vitin 2023 me rreth 355 miliardë lekë dhe instrumenti më i përdorur do të jenë bonot e thesarit 12 mujore, sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Financave.

Për të shmangur përçimin e interesave të larta në vitet e mëvonshme Ministria e Financave do të përdorë më së shumti gjatë vitit që vjen ankandet 1 vjeçare të bonove të thesarit nëpërmjet të cilave do të emetohen 222,5 miliardë lekë, të cilat do të përbëjnë 62% të shumës totale për rifinancim.

Muaji me shumën më të madhe të ankandeve të borxhit shtetëror pritet shkurti 2023 me rreth 56.1 mld lekë. Krahas instrumenteve të tjera standarde, MFE do vijojë emetimin e titujve referencë, specifikisht obligacionet 3 dhe 5-vjeçare. Më tej, do vijojë angazhimi për zhvillimin e mëtejshëm të programit të Zhvilluesve Të Tregut.

Gjatë vitit 2022, MFE hartoi metodologjinë e vlerësimit të bankave pjesëmarrëse në programin e Zhvilluesve të Tregut, e cila pritet të nisë aplikimin gjatë vitit 2023 me frekuencë 6-mujore. Së fundmi, duke nisur nga viti 2023, përmes një agjencie të jashtme, MFE do mundësojë pajisjen e titujve të emetuar me kodin iSIN të njohur ndërkombëtarësh. Ky hap pritet të lehtësojë tregtimin e titujve.

Financimi nga burime të jashtme pritet të realizohet kryesisht nëpërmjet emetimit të Eurobondit, ndjekur nga financime të tjera si mbështetje buxhetore dhe financimi i projekteve zhvillimore nga institucionet Financiare Ndërkombëtare.

Lexo më tej: FNSH në familjen Martinaj/ A është i kërcënuar Edi Rama? 

Eurobondi pritet të mundësohet në një madhësi benchmark, pa përjashtuar mundësinë e emetimit me vlerë më të lartë sipas kushteve të tregut. Emetimi i ri është planifikuar të shoqërohet me një transaksion të riblerjes së një pjese të Eurobondit që maturohet në vitin 2025, duke ulur kështu rrezikun e rifinancimit të atij viti.

Në çdo rast, emetimi i Eurobondit si dhe blerja mbrapsht do zhvillohen vetëm nëse kushtet e tregut konsiderohen të favorshme. Në rast se emetimi nuk ndodh, MFE ka parashikuar një sërë alternativash të tjera financimi. Dy mbështetje buxhetore janë planifikuar të realizohen dhe të disbursohen brenda vitit 2023, të cilat kanë të bëjnë me Programin e Reformës në Sektorin e Energjisë të ndërmarrë nga Qeveria. Marrëveshjet përkatëse të kredisë janë në proces me dy kreditorë të rëndësishëm të angazhuar në këtë program, KfW dhe AFD.

Në proces diskutimi është edhe një mbështetje buxhetore me Bankën Botërore dhe AFD që lidhet me kreditë e bazuara në politikat e zhvillimit (Development Policy Loan), përmes një qasje programore. Financimi i projekteve do të konsistojë në disbursimin e kredive për projektet e nisura që janë në zbatim me financimin e BB, KfË, BERZH, BEI, dhe financuesve të tjerë të rëndësishëm.

Ministra e financave sqaroi se, një ndër objektivat e Strategjisë Afatmesme të Menaxhimt të Borxhit është plotësimi i nevojave për të shërbyer borxhin aktual me kosto sa më të ulët, duke mbajtur nivele të pranueshme të ekspozimit ndaj rrisqeve. Raportet e riskut në portofolin e borxhit të brendshëm, janë përmirësuar deri në fund të vitit 2021,. Gjatë 2022, raportet e riskut ndoqën trendin përmirësues të mëparshëm. Huamarrja gjatë vitit 2022 ishte sfiduese dhe e nxitur nga një kërkesë e limituar e investitorëve, e orientuar kryesisht drejt instrumenteve afatshkurtra, raporti Ministria e Financave./Monitor



1 Comment

  1. Vazhdoni te paguani borxhet me borxhe, e te merrni te tjera.. Ju plasi trapi o politikane.. U majmet me korrupsionin me leket e borxhit te shqipetareve.. Ytty rrace e piste

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *