• |
ide | kryesore

Tensionet në Kosovë, Xhaçka: Shqiptarët dhe serbët janë të “dënuar” për të gjetur një rrugë të qëndrueshme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka reaguar për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Sipas saj, as ushtria serbe nuk do hyjë në Kosovë dhe as ushtria e Kosovës nuk do hyjë në ndonjë konflikt të armatosur.

Reagimi

As ushtria serbe nuk do të hyjë në “Kosovë”, as ushtria e Kosovës nuk do të hyjë në ndonjë konflikt të armatosur! E gjitha ka të bëjë me një shfaqje të politikës së brendshme dhe nuk ka të bëjë fare me interesat e njerëzve të zakonshëm. Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe duhet të ndalet për hir të gjithë rajonit tonë.

Serbia duhet të ndalojë së mbështeturi me arsyetime të pajustifikueshme ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe më në fund të kuptojë se e ashtuquajtura “Kosova&Metohija” ka ikur. Përgjithmonë! Barrikadat nuk mbrojnë asnjë serb në Kosovë, ato vetëm minojnë të ardhmen tonë të përbashkët.

Shqiptarët dhe serbët janë dy kombet më të mëdhenj të këtij rajoni dhe ata janë “dënuar” për të gjetur një rrugë të qëndrueshme drejt një të ardhmeje të përbashkët.

Ne u bëjmë thirrje të dy liderëve të ulen dhe të bisedojnë dhe ne i bëjmë thirrje BE-së/SHBA-së që të insistojnë në të. Çdo gjë tjetër përveç dialogut është e dënuar të dështojë. Mjerisht.



2 Comments

  1. Megjithe situaten e tensionuar ne Kosove, KM Rama, pas nje deklarate te shkurter per heqjen e barrikadave, po hesht prej ditesh.
    Thirrja sot e Ministres se Jashtme Xhacka per bisedime Vucic-Kurti me pranine e perfaqesuesve te SHBA e BE si rrugedalje nga situata absurde ne veri te Kosoves, e shkaktuar nga serbet dhe me porosi te Beogradit, eshte pjese e qendrimit absurd te Qeverise.

    Se pari duke sugjeruar kete formule Xhacka pohon se kriza dhe zgjidhja vijne vetem nga Beogradi e jo nga banoret serbe ne veri te Kosoves, te cilet kane pjesen e tyre te perfaqesimit ne te gjitha nivelet politike. Madje sado e habiteshme qe duket, ata kane te sigurta vendet ne 1/10 e parlamentit te vendit per 2% te popullsise se tij.

    Se dyti, formula Xhacka nuk eshte as e re dhe as zgjidhje, sepse dialogu Prishtine – Beograd eshte bere terkuze dhe serbet e shtyjne duke mbajtur peng njohjen reciproke mes vendeve.

    Nga ana tjeter Tirana zyrtare nuk eshte e nuk mund te flase si mbi palet. Nese Beogradi paguan deputetet e funksionaret qe i urdheroi te braktisin postet, rendit ushtrine e bllokon kufirin me Kosoven per serbet, a nuk ka detyrim Qeveria shqiptare ndaj mbi 2 milion shqiptareve te Kosoves?!

    Heshtja ne kete kohe per gjysmen e kombit ka per emer ate qe shqiptaret nuk e falin, tradhetinë …

  2. Ik mor,mos duhet tgz marri Osmanin qe ishte veshur si koperativiste per dore.
    Kurti eshte edh bosh edhe pordhac,a thua se ja kush borxh///
    Te mohosh UCK sjell pasivitet dhe urrejtje.
    Kurt lapardhaja ngele fshatar me fshataricen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *