• |
ide | kryesore

Mac Allister pranon transferimin: Juventus tani duhet të shesë McKennie

-Instant, Sport
Mac Allister



Një kampion bote për Juventus. Alexis Mac Allister ka bërë të ditur se vlerëson destinacionin bardhezi. Skuadra e Max Allegri është në kërkim të një përforcimi në mesfushë. Torinezët kanë evidentuar argjentinasin si profilin e duhur. E sigurtë është se transferimi synohet në verë kur, duke përjashtuar kthesat e bujshme, Adrien Rabiot (që shkon në skadencë) do të thotë lamtumirë. Ëndrra e Juves megjithatë është të përshpejtojë ardhjen e 24-vjeçarit nga Brighton që në janar. Edhe pse, në këtë rast, do të duhej fillimisht një transferim, ku të gjitha të dhënat tregojnë nga Weston McKennie.

Mac Allister, shkruan Gazzetta dello Sport, e konsideron Juven një ekip “të jashtëzakonshëm”. Argjentinasi do të përqafonte me kënaqësi ngjyrat bardhezi, nëse një ofertë e përshtatshme do të mbërrinte te Brighton. Çmimi, duke pasur parasysh paraqitjet në Katar 2022, është rritur mbi 40 milionë euro. Skuadra e drejtuar nga De Zerbi është e shtata në renditje. Anglezët kanë çdo interes që të mos privohen nga klasi i Mac Alliester para përfundimit të sezonit. Në atë pikë, problem do të jetë interesi i skuadrave të tjera, mbi të gjitha Atletico Madrid.

Nëse Juve do të fitonte para nga shitja e McKennie, që pëlqehet nga disa klube angleze, bardhezinjtë do të digjnin çdo konkurrent. Tashmë të paturit aprovimin e lojtarit e vendos klubin në një pozitë të fortë. Por një negociatë me një shoqëri si Brighton, e aftë për të shitur Cucurella te Chelsea për 72 milionë euro, nuk është e thjeshtë. Jo se objektivi Milinkoviç-Savic, një tjetër dëshirë e madh (këtë verë) për mesfushën, është më i lehtë të arrihet me Lotito…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *