• |
ide | kryesore

Kievi: 400 ushtarë rusë të vrarë në një sulm të vetëm (Moska konfirmon 63)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
400



Zyrtarë të Ukrainës njoftuan se kanë kryer një sulm në rajonin e pushtuar të Donetskut ku pretendohet se u vranë 400 ushtarë rusë. Ka reaguar Moska që e kundërshtoi shifrën, duke thënë se u vranë vetëm 63 trupa të tyre. BBC thotë se asnjë nga të dyja pretendimet nuk është verifikuar nga burime të pavarura dhe se mundësia për të shkuar në atë zonë është e kufizuar.

Sulmi u krye në ditën e parë të Vitit të Ri. Raketat ukrainas goditën një ndërtesë në qytetin Makiivka ku ishin vendosur forcat ruse. Është jashtëzakonisht e rrallë që Moska të konfirmojë ndonjë viktimë në fushëbetejë. Por ky ishte një sulm mjaft vdekjeprurës, thotë redaktori i BBC-së për Rusinë, Steve Rosenberg, saqë heshtja nuk ishte një opsion.

Hartë e "The Guardian" ku tregohet vendi i sulmit
Hartë e “The Guardian” ku tregohet vendi i sulmit

Ky është numri më i lartë i vdekjeve të pranuara nga Moska në një sulm të vetëm që nga fillimi i luftës 10 muaj më parë. Në një deklaratë të hënën, ministria ruse e mbrojtjes tha se forcat ukrainase hodhën 6 raketa duke përdorur sistemin raketor Himars të prodhuar në SHBA në një ndërtesë ku strehoheshin trupat ruse. 2 prej tyre u eliminuan në ajër, shtoi ai.

Ndërsa një numër komentuesish dhe blogerësh rusë e pranuan sulmin. Megjithatë ata thanë se numrat ishin më të ulët se sa pretendohej nga Ukraina. Por Igor Girkin, një komentator pro-rus, tha se qindra ishin vrarë dhe plagosur. Ndërtesa ishte “pothuajse plotësisht e shkatërruar”, tha ai.

Ai shtoi se viktimat ishin kryesisht trupa të mobilizuar nga rekrutimet e fundit. Ai tha gjithashtu se municionet ishin mbajtur në të njëjtën ndërtesë me ushtarët, duke bërë që shpërthimi i tyre të përkeqësojë dëmet. Pothuajse të gjitha pajisjet ushtarake që ndodheshin pranë ndërtesës u shkatërruan, shkruar ai në Telegram. Girkin është një bloger i njohur ushtarak. Pavarësisht qëndrimit të tij pro-rus, ai kritikon rregullisht udhëheqjen ushtarake ruse dhe taktikat e tyre.

Sipas deklaratës së ushtrisë ukrainase, 300 persona u plagosën përveç rreth 400 të vrarëve. Ushtria e Ukrainës pretendon, pothuajse çdo ditë, se ka vrarë dhjetëra, ndonjëherë qindra ushtarë në sulme. Ndaj shifrat duhen marrë me rezerva. Ukraina nuk ka konfirmuar se sulmet janë kryer me raketa Himars. Ajo ka ruajtur një strategji të mos publikimit të detajeve specifike rreth sulmeve të saj. ©LAPSI.al



22 Comments

  1. Ushtari rus i shkrete, mish per top qe ne kohen e Careve.

    Pupupu… c’vend i makthshem per te jetuar.

    Jo me kot jane te alkoolizuar ne ate fare pike te zinjte.

    1. ti je kar komplet

      ata te pakten vdesin si burra jo si kurve e sorrros bythqirit me gjithe familje fis e komb

      1. UKRAINA NIK KA USHTRI VEC DISA MERCENARVE POLAK QE PRETENDOJN TE MARRIN PJESEN E VET KUR TE COPTOHET UKRAINA JU THONI U VRAN KAQ E AQ SI 28 MIJE DESHMORET E SHQIPERISE

    2. pse ti o koqe nuk do te vdesesh???????

      VDEKJES NUK I SHPETON ASKUSH POR PER LOQET E SOTME
      KY FAKT NUK KA ASNJE MESAZH

        1. Gjunaf I madh.

          Jane njerez dhe bij nenash si te gjithe ne.

          Disa kane shkuar me zor , disa per ideal.

          Zoti qofte me ta dhe shpirterat e tyre u prefshin ne paqe.

          1. Ghynaf e tmerr. Pupupu… i kane marre nga bankat e universiteteve me zorr.

            I kane cuar mish per top. Te patrajnuar e te paveshur e pa pajisjet e duhura.

            Si ne mesjete.

            Per te mbrojtur kolltukun e Putinit.

            C’primitive!

        2. Kurohuni, no vax bota e sheshte, sorosi i ka te gjitha fajet, amerika e keqja e madhe.. Si Enveri vazhdoni se mire e keni..

          1. Ka aq shume Dollare e Euro ne qarkullim vella, sa as nuk me shkoje si ide as ne paradhomen e mendjes Rublat.

          2. PS: Ata qe i shiten Rublave, vete Stalini i ka konsideruar si “Idjote te Dobishem”.

          3. Sikur po shtohen shume ne qarkullim dhe po i bje vlera. Keshtu si po duket sdo bejne as me fshi bythen soon.
            Idiot i devotshem eshte shprehjen e reganit jo e stalinit

          4. Po ti mbledhesh raportimet e te vrareve qe bejne trimat e Zeles, rezulton se ushtria e lavdishme Hukrahinase, me pergatijen e saj dhjetra vjecare nga NATO (qe vete ska fituar asnje lufte te vetme) dhe me armet moderne qe po pastrohen depot e partnereve, duhet te kete vrare rreth 2 miliarde ruse.
            Forca, perpara ne luften propagamdistike moderne.

          1. Uaaa… cfare pergjigje e rafinuar. Carmatosese!

            Duhet te jesh djale i zgjuar ti. Ndoshta me i zgjuari… i klubit te budallenjeve.

  2. Thjesht .. nje hap larg leshimit te armes berthamore! Po kur te vriten ne mase ukrainasit cdo beje Zelenski! Ariut rus do i sose durimi, do e haje gjithe bota ne fakt se do perfshihen ne konflikt.. kjo eshte strategjia, po synohet perfshirja e me shume shteteve ne konflikt! Dhe po ja arrijne qellimit homot e USA

    1. “ariu” demostroi qe eshte pe letre, bashke me ata idiote qe e perkrahin.. Rusia eshte drejt shkaterrimit dhe coptimit si shtet

  3. OIdiot lexo raportin e ” The EconomisT” ku perendimi pohon qe ekonomia ruse pati ngritje dhe jo ulje nga sanksionet. Ik e ha ndonje xhep me fara luledielli se nuk ke tru per keto pune. Vetem shqiptaret qe jane shteti me rengbythje ne Europe po e po por dhe me gjere nenvleftesojne fuqine numer 2 te botes. Kur Rusia kishte art, kulture, shkence e aristokraci ne ishim akoma vend feudal nen sundimin e Turqise qe na la ne nje prapambetje shekullore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *