• |
ide | kryesore

Zbulohen detaje rreth gjendjes së Jeremy Renner pas aksidentit

Paparazzi, Slider



Jeremy Renner është ‘jashtë operacionit’, por mbetet në gjendje kritike pas një aksidenti të tmerrshëm gjatë pastrimit të borës. Aktori i Avengers, u transportua me helikopter në spital.

Zëdhënësi i Renner konfirmoi se ai “pësoi traumë në gjoks dhe lëndime ortopedike”. Ai  është në kujdes intensiv në një “gjendje kritike por të qëndrueshme” pas operacionit. Deklarata shton: “Familja e Jeremy dëshiron të shprehë mirënjohjen e saj për mjekët dhe infermierët e jashtëzakonshëm që kujdesen për të, Truckee Meadows Fire and Rescue, Sherifin e Qarkut Washoe, Kryebashkiakun e qytetit Reno Hillary Schieve dhe familjet Carano dhe Murdock.

“Ata janë gjithashtu jashtëzakonisht të tronditur por vlerësues për dashurinë dhe mbështetjen nga fansat e tij”. Aksidenti ndodhi pranë autostradës Mount Rose, në kontenë Washoe në Nevada. Zyra e Sherifit të Qarkut Washoe në Nevada tha në një njoftim për shtyp se po heton incidentin.

Renner është më i njohur për luajtjen e Hawkeye në Universin Kinematik të Marvel, duke filluar me Thor (2011) dhe The Avengers (2012). Së fundmi ai luajti personazhin në serialin Disney+ Hawkeye. Ai u nominua për një çmim Oscar për shfaqjet e tij në The Hurt Locker (2008) dhe The Town (2010). Gjithashtu është shfaqur në Mission: Impossible – Ghost Protocol (2011), American Hustle (2013) dhe Mission: Impossible — Rogue Nation (2015)./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *