• |
ide | kryesore

Plagosen dy serbë në Kosovë, policia arreston autorin e dyshuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në komunën e Shtërpcës, që është lokalitet i banuar me shumicë serbe. Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri. E Policia e Kosovës tashmë ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin për sulm ndaj dy të rinjve serbë në Shtërpcë.

Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për dy të rinjë. Në fakt, siç kanë raportuar mediet, një fëmijë 11-vjeçar ka mbetur i plagosur dhe po ashtu një 31-vjeçar.

Tashmë këtë lajm e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot, datë 06.01.2023 rreth orës 15:19 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në fshatin Drajkovc të Shtērpcës dy persona, njëri rreth 11 vjeçar dhe tjetri rreth 31 vjeçar janë plagosur nga arma e zjarrit nga personi/persona të panjohur i cili/të cilët ishin me një automjet të udhëtarëve në lëvizje, që po qarkullonte nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.” – thuhet në njoftim.

Tutje, Policia tregon se të plagosurit janë dërguar për trajtim në qytetin e Graçanicës.

“Dy të lënduarit për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Shtërpcë, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar me autoambulancë për në qytetine Graçanicës. Të dy të plagosurit nga informacionet që kemi janë jashtë rrezikut për jetë.” – thuhet aty.

Ndaj kësaj ngjarje ka reaguar edhe e ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, që drejtohet nga Petar Petkoviq, e cila ka thënë se është një tentativë për të vrarë fëmijët e pafajshëm serbë.

“Ata kanë marrë plagë me armë zjarri, njëri djalë është qëlluar në dorë dhe tjetri në shpatull dhe vetëm për fat të tyre nuk kanë pësuar lëndime apo rrezik për jetën. Në këto momente po transportohen për në Qendrën Spitalore Klinike në Graçanicë, ku do të kenë kujdesin më të mirë të mundshëm. Është një tentativë evidente për të vrarë fëmijët e pafajshëm serbë të cilët janë shqetësuar vetëm për shkak se kanë veshur pemën e Krishtlindjes dhe kështu kanë treguar qartë se janë serbë”, thuhet në njoftim./Nacionale

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *