• |
ide | kryesore

RENEA dhe FNSH kontrolle të befasishme tek zona e Liqenit të Thatë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksion i policisë është duke u zhvilluar në zonën e Liqenit të Thatë. Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato RENEA janë duke kryer kontrolle në këtë zonë.

Gjithashtu mësohet se një operaciion i tillë është kryer edhe pak pas mesantës së djeshme në zonën e Porcelanit. Policia tregohet mjaft e rezervuar për këtë operacion, por sipas burimeve jo zyrtare mësohet se ka dyshime se kontrollet mund të kenë të bëjnë me informacione për baza armatimi. Pritet që policia të jap informacion zyrtar për këto kontrolle.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *