• |
ide | kryesore

Vodhën banesat e zyrtarëve, nënë e bir dalin para gjykatës

-Instant, Lajme, Të fundit



Nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobi, kanë dalë ditën e sotme para gjykatës. Ata akuzohen për vjedhjen e shumave të mëdha në disa banesa. 49-vjeçarja, e cila ishte punësuar si pastruese në këto banesa, së bashkë me djalin e saj, Havierin, kanë marrë në shtëpinë e zyrtares Alda Klosi 120 mijë euro dhe shuma të tjera në banesa të ndryshme.

Havier Dobi, reklamonte në rrjetet sociale jetën e tij të luksit, duke treguar para kesh, makina, varëse floriri e rroba të shtrenjta. Megjithatë në rrethin e tij miqësor ai shprehej se makinat i kishte marrë me qira.

   

Çfarë kanë bërë nënë e bir?

Rozeta Dobi, 49 vjeç punonte si pastruese në “Rrugën e Kosovarëve”. Në bashkëpunim me djalin e saj, Havier Dobin 23-vjeç, klientët edhe i grabiste. Personi që e denoncoi ishte Alda Klosi. Klosi është ish-zyrtare në kabinetin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, e cila pretendon se Dobi i kishte vjedhur 120 mijë euro. Pastruesja, sipas raportimeve të deritanishme, kishte hyrë në banesë me çelësin që i kishte lënë Klosi për ta pastruar dhe kishte vjedhur para në interval të ndryshme kohore. Ditën e fundit kishte hapur derën me forcë dhe kishte bërë rrëmujë për të inskenuar një grabitje.

Ish-zyrtarja thotë se paratë i kishte ruajtur për të kuruar xhaxhain e saj. Ai ishte me kancer dhe të shtruar në një spital në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por edhe për të ka nisur një hetim për të zbuluar nëse thotë të vërtetën e nëse mund të justifikojë burimin e parave që i janë gjetur në shtëpi. Por Klosi nuk është “viktima” e vetme. Nënë e bir akuzohen edhe nga 4 persona të tjerë se i kanë vjedhur. Pas shumës së 120 mijë eurove, në shtëpinë Dobi, në tubin e aspiratorit janë gjetur edhe mbi 400 mijë euro të tjera.



3 Comments

  1. Kush jane 4 zyrtaret e tjere kjo ka rendsi dhe deklarimet e pasurive te zyrtareve.
    Na duhen me shume skiftere qe te nxjerin te palarat e korrupsionit mavi.

  2. Perse perdoret gjithmone shprehja “ish-zyrtare tek ……” dhe nuk thuhet me germa te medha qe vazhdon te jete akoma zyrtare e kesaj administrate te korruptuar deri ne palce.
    Kjo eshte vetem nje picke, por administrata eshte e mbushur me te tilla picka dhe jorgo palikaris.
    Perse kujdesen kaq shume qe te mos citohet fakti qe eshte akoma zyrtare publike?
    Kjo minimumi duhej pezulluar deri sa te sqarohet ligjerisht e gjithe ngjarja…..
    Jorgo karis-pali, ka ndonje haber per sot….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *