• |
ide | kryesore

Karamuço: Pastruesja më vodhi unazën e martesës, desh më ndau nga gruaja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Karamuço



Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka treguar sot se familja e tij ka rënë pre e grabitjes së pastrueses Rozeta Dobi, e cila i ka vjedhur atij unazën e martesës, por edhe bluzën e djalit. Këtë e kuptoi kur pa një ditë më parë se djali i pastrueses, Havier Dobi, doli para gjykatës për masë sigurie. Aty, thotë Karamuço, Havier Dobi kishte veshur bluzën e djalit të tij.

“Gjatë kohës që ka dalë djali i saj, aty kemi kuptuar që është vjedhur dhe një bluzë në shtëpinë tonë. Ishte bluza e djalit dhe ai ma çoi me foto, më tha: “O ba kjo është bluza ime tha”. I thashë lëre.
E kishte veshur aty kur po merrte masën e sigurisë. I thashë lëre bluzën se do thotë “e kam blerë në dyqan” dhe nuk do t’ia dish dot. S’do t’ia dalim dot ta marrim bluzën mbrapsht. Mbylle këtë histori i thashë njëherë e mirë. Dhe nuk u morëm më”, – tregoi Karamuço në emisionin “Opinion”. Ai tregoi se si pastruesja në fjalë i kishte marrë unazën e martesës ku ishte i shkruar edhe emri i tij.

“Ditën e diel kisha dalë me familjen, më mori policia në telefon. Vitin e kaluar kemi pasur prezencën e saj për disa kohë. E gjeta nëpërmjet kolegëve. Vitin e kaluar kishim nevojë për një pastruese për shkak të problemeve shëndetësore të bashkëshortes. E morëm.

Qëndroi rreth 4-5 muaj. Vinte 3 herë në muaj. Me një pagesë 2 mijë lekë për çdo herë. Por ka ardhur në mënyrë të çrregullt sepse kishte shumë punë. Kishte mbi 20 familje që ajo mbante. Më merr policia, më thotë profesor mund të vini pak në komisariat sepse kemi identifikuar nga tablatet e telefonit që kjo ka folur me ne. Gruaja ime e kishte marrë dhe para një jave i thoshte: “Jo jam me dhimbje koke”. Tani ngjan si ftesë për hajdutin prapë.

Unë e kam kërkuar unazën diku në shtator, për shkak se leva shtëpinë dhe fillojnë lëvizin këto orenditë edhe ku është unaza. Filloi edhe një debat në shtëpi: “Ku e ke unazën”. 3-4 muaj hë se do dali dhe nuk doli asnjëherë. Do bëja një status dhe do të thosha se “pastruesja që desh më ndau nga gruaja”. Ndërkohë që komisariati e kishte gjetur në banesën e saj. Vajta bëra një deklarim në polici që e njihja si send. Ky është imi. Kur vajta në komisariat e vura në gisht.

Tek ne vetëm unazën besoj ka marrë. Ajo ka 20 vjet që punon dhe ka hyrë në shumë shtëpira. Madje kur vinte që diskutonte me nënën ca kohë mbaj mend që thoshte: “Në çfarë shtëpirash shkoj unë”. Pra kishte një nivel shumë më të lartë nga ajo shtëpi modeste që shikonte tek ne” – rrëfeu ai. ©LAPSI.al



12 Comments

  1. Pertej skandalit konkret, ka shume nena ne Shqiperi, por shume… nena totalisht debile si kjo…. qelbesire nene… se cfare t’i thuash kesaj… qe punojne e rropaten e madje shkojne edhe ne ekstremet qe ka shkuar kjo per te financuar pordhet e djemeve te tyre te llastuar e bytheqira si puna e atij Bolit te shemtut, copes se mishit qe kishte pjell kjo.

    Dhe kini parasysh qe shumica e shqiptareve, ketij komuniteti njerezish te neveritshem, korruptojne, korruptohen, vjedhin e i futen rruges se krimit, ne emer te se ardhmes se femijeve te tyre… qe me sa duket do ja kalojne shume bukur ne ferrin qe prinderit e tyre ndertojne.

  2. Ne dore te tires do perfundoni, arqen arixhiu nuk do mut ariu por do kar te ziu. Mutistani parajsa e tireve me bekim nga lart dhe me shtytje nga poshte. Alqis baltas spiropiçkas manastirqirja. Kur te vjedh edhe debil beqja!

  3. Në fakt, problemi kryesor i kësaj historie nuk është vjedhja e as paratë e pista te shtëpia e Klosit. Edhe Karamuço e të tjerë kanë qënë pre e hajdutes. Por problemi kryesor është mënyra si funksionojnë gjërat në Shqipëri, pra të gjithë ata gjasme Vipa marrin të njëjtën pastruese. Si kështu? Ku vajti meritokracia? Pra, gjëja e parë është që në Shqipëri punët janë me mik, me të njohur. Nuk i duan njerëzit e ndershëm, duan hajdutët. Dhe kur këtë gjë e bën kasta drejtuese, të jeni të sigurtë që peshku qelbet nga koka , dhe sistemi funksionon njësoj. Prandaj në Shqipëri nuk ka shpresë dhe ka shpopullim. Tani, pse e gjithë ajo kastë “Vipash” nuk i kanë treguar njeri tjetrit për hajduten por kanë vazhduar ta rekomandojnë edhe te të tjerë? E para sepse nuk i tregonin dot të tjerëve sasinë e madhe të parave të pista korruptive që mbanin në shtëpi. Plus që me siguri e kanë rekomanduar te të tjerë që pastruesja hajdute të vidhte edhe shtëpitë e shokëve apo miqve. Se përndryshe nuk shpjegohet si kjo hajdute vazhdonte rekomandohej për pune te gjasme vipat e tjerë.
    Kjo është një histori që tregon mënyrën si funksionon sistemi i punësimit , sa i korruptuar është sistemi dhe kasta, dhe si mbijeton shtresa e varfër dhe pse qep gojën e madje korruptohet për votën në zgjedhje.

  4. Historia e pastrueses hajdute është pasqyra e Shqipërisë reale, kastës, punësimit dhe korrupsionit, madje diferencimit të klasave shoqërore. Diferenca e madhe ekonomike mes klasave ka bërë që të varfërit të detyrohen të vjedhin që të mbijetojnë apo edhe që të pasurohen, sepse nuk ka rrugë tjetër kur paratë i kanë vetëm pak njerëz në dorë dhe punët sidomos në shtet janë me mik e me rryshfet. Kasta lart me shëmbullin e tyre po edukon e detyron pjesën tjetër të pashpresë e pamundësi të bëhen hajdutë, ose të shpopullohen, të ikin jashtë. Një shembull tjetër se si funksionon sistemi me pabarazi është shembulli i Luiz Ejllit në Big Brother. Çohet Top Channel e shkon te spitali Nënë Tereza në mes të natës dhe i bëhen gjithë analizat menjëherë kur në fakt nuk kishte asgjë. Ndërkohë që ke me mijëra shqiptarë , pensionistë apo të tjerë persona të sëmurë që vizitohen te mjeku dhe analizat që duhet të bëjnë iu del data pas një muaji, se ka planifikim thonë, duhet të presin se ka radhë gjasme. Sebepi është t’i detyrojnë të shkojë te privati. Se përse kur një pensionist i sëmurë që ka nevojë për analiza duhet të presë një muaj?! Pret sëmundja? Jo. E njëjta gjë ndodhi edhe kur qe pandemia, kishe simptoma dhe tamponin të jepej mundësia ta bëje pa 10ditësh, kir në fakt për 10ditë mund edhe të kishe vdekur. Kjo është shëndetsia falas, shëndetsia që nuk duam, që nuk vlen e që të lë të vdesësh. Prandaj rastet si ai i pastrueses hajdute apo i Luizit gënjeshtar që i hapen dyert menjëherë pa radhë, janë shembuj si funksionon Shqipëria. Skandal! Turp i madh! Mjerë shqiptarët e ndershëm!

  5. Gruaja e ketij “kriminalistit” vajze teze me gruan e dyte te Ahmetaj!
    E kishte bere drejtoreshe ne kohen qe ishte minister!

  6. Karamuco eshte mashtrues, nje genjeshter e trashe sikur e mori policia ne tel se pa emrin ne unaze!!! Bile dhe cuni pa bluzen ne tv.!!! Unazen e kishte hequr se kishte vrare doren dhe e kishte vene mbi televizor..se me sa duket Karamuco mban akoma tv lura!!!
    Ky mashtrues “ekspert” ka lidhje me ben tigrin dhe do te nxjeri qe kjo ka vjedhur prej shum kohesh, pak nga pak, ne shum vende ato 500mij eurot qe ju kapen,

  7. Asnjë nga pronarët e sendeve apo parave të vjedhura nga pastruesja, e famshme tashmë , nuk shfaqet në ekrane e media, përveç Karamucos “ekspert” i kriminalistikës që rrëfen një përrallë bajate.

    Pse?!

    Së pari, për të lehtësuar Alda Klosin, duke e paraqitur si “viktimë “.

    Së dyti, për të relativizuar historikun e ngjarjes që nxjerr në shesh korrupsionin në nivele të larta të shtetit.

    Së treti, Karamuco ka marrë përsipër rolin e zëdhënësit të Qeverisë , për aresyet që duhet t’i thotë vetë , nëse pyetet nga ata që e ftojnë në studjo për teatër -intervistën …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *