• |
ide | kryesore

10 të arrestuar në Tiranë, policia jep detajet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Tiranë



Policia e Tiranës ka arrestuar dhjetë persona për vepra të ndryshme penale.

Sipas njotimit të policisë, dhjetë të arrestuar kanë kryer vepra të ndryshme si drejtim i automjetit në gjendje të dehur, dhunë në familje, përndjekje dhe vjedhje.

Detaje nga policia: 

Vihen në pranga 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaluan shtetasin A. A., 62 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masës e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin S. I., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin K. S., 27 vjeç, banues në Mallakastër, pasi ka përndjekur një shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin A. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale të “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin Xh. P., 21 vjeç, banues në Bathore, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një përforcues grushti, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit F. K., 39 vjeç dhe Xh. D., 56 vjeç, të dy banues në Kombinat, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– B. M., 40 vjeç, banues në Kosovë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

– H. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër;

– M. D., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. K. Si pasojë është dëmtuar lehtë pasagjeri në automjetin që drejtonte 27-vjeçari.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *