• |
ide | kryesore

Zbulohet shkaku i ndarjes nga jeta së Lisa Marie Presley

Paparazzi



Më shumë detaje rreth ndarjes nga jeta së Lisa Marie Presley po zbulohen. Vajza e Elvis dhe Priscilla Presley ndërroi jetë më 12 janar pasi kaloi në arrest kardiak për herë të dytë atë ditë, raporton TMZ.

Sipas gazetës, ajo u shpall e vdekuur  kur u shtrua në spital, duke bërë që mjekët ta fusnin në koma. Duke pasur parasysh gjendjen e saj, familja e Lisa Marie nënshkroi një urdhër për të mos ringjallur, që do të thotë se ajo u nda nga jeta kur pësoi arrestin e dytë kardiak, sipas burimit.

“Priscilla Presley dhe familja Presley janë të tronditur dhe të shkatërruar nga vdeekja e Lisa Marie. Ata janë thellësisht mirënjohës për mbështetjen, dashurinë dhe lutjet e të gjithëve. Familja kërkon privatësi gjatë kësaj kohe shumë të vështirë”, deklaroi zëdhënësi i familjes për ET.

Një shërbim përkujtimor publik për artisten është planifikuar në lëndinën e përparme të Graceland më 22 janar. Në vend të luleve, familja inkurajon të gjithë ata që dëshirojnë të bëjnë  një donacion për Fondacioni i Bamirësisë Elvis Presley./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/12/04/del-ne-ankand-avioni-privat-i-elvis-presley/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *