• |
ide | kryesore

Vrasja për një këngë, ekstradohen dy të dënuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Rinas



Falë shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve, janë kapur në Bruksel dhe në Greqi, si dhe janë ekstraduar drejt Shqipërisë, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Specialistët e Interpol Tiranës ekstraduan nga Brukseli, drejt Shqipërisë, shtetasin Mariglen Përgjini.

Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar këtë shtetas, me 18 vjet burgim për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit luftarak”, kryer më shumë se një herë.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal me muzikë tallavaje në Lezhë, ku gjendeshin 8 persona. Pasi janë takuar me njëri-tjetrin kanë qëndruar së bashku në lokalin me muzikë live në pronësi të Lek Tonit duke konsumuar alkool.

Në lidhje me një këngë që do këndohej nga këngëtarët që ndodheshin në lokal, ka patur një debat verbal për të cilin kanë dalë jashtë lokalit për t’u sqaruar. Pasi janë sqaruar të tre shtetasit kanë vajtur në tavolinat e tyre dhe kanë qerasur njëri-tjetrin dhe me pije.

Tre këta persona kanë vijuar në tavolinat e tyre dhe kanë qerasur njëri-tjetrin me pije. Rreth orës 23:30 kur në lokal ka mbaruar muzika dhe njerëzit që ishin në lokal janë larguar, ndërsa disa persona kanë qëndruar.

Në këtë moment Anton Toli, ka ftuar Shtjefnin që të bashkohej me tavolinën e tyre dhe ai ka vajtuar dhe është ulur pranë tyre. Gjatë kohës që po qëndronin në tavolinë, Mariglen Përgjini ka nxjerrë dhe ka mbajtur në dorë një armë zjarri pistoletë, e cila është parë nga të gjithë personat që kanë qenë prezent në tavolinë. Në një moment dhe në mënyrë të papritur Mariglen Përgjini ka qëlluar një herë me këtë pistoletë në drejtim të Maltin Shtjefnit duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat e ka dënuar shtetasin Mariglen Përgjini me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dënim i cili është konvertuar më pas në shërbim prove.

Gjithashtu po si rezultat i shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, u bë kapja dhe ekstradimi nga Greqia drejt Shqipërisë, i shtetasit të kërkuar Eraldo Memaj, banues në Pukë.

Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar këtë shtetas me 11 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit luftarak”.

Ky shtetas në vitin 2013, në Pukë, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin P. V.

Pjesë nga dosja hetimore:

Nga tërësia e provave dokumentare dhe ato me dëshmitarë, ka rezultuar e provuar se mes të pandehurit Eraldo Memaj dhe të dëmtuarit Pashuk V., ka pasur konflikte të mëparshme, ku rezulton se janë konfliktuar edhe fizikisht mes tyre, si pasojë e lidhjes së të pandehurit me vajzën e të dëmtuarit.

Ka rezultuar se para ngjarjes i pandehuri dhe i dëmtuari janë konfliktuar përsëri mes tyre dhe aty i pandehuri është larguar nga vendi i ngjarjes duke shkuar në banesë ku ka marr një armë zjarri model pushke dhe është kthyer në vendin e ngjarje. Para të pandehurit në vendin e ngjarjes ka shkuar i vëllai i tij, Everest (Spartak) Memaj, i cili është konfliktuar me Pashukun duke e goditur me një shkop në kokë. Ata janë konfliktuar fizikisht dhe në momentin që Everesti ka parë të vëllain me armë në dorë i ka thënë vrite Pashukun.

Pashuku në atë moment është larguar me vrap kur ka parë të pandehurin me armë në dorë duke ia drejtuar atij. Nga deklarimet e dëshmitarëve ka rezultuar se i pandehuri ka marr në shenjë Pashukun nga një distancë rreth 20 metra dhe ka qëlluar rreth tre herë drejt tij, në pjesën e sipërme të trupit. Nga sa më sipër provohet se i pandehuri ka qëlluar për ta vrarë të dëmtuarin dhe jo për ta kanosur.

Ka rezultuar se i dëmtuari menjëherë sa ka parë të pandehurin me armë në dorë duke ia drejtuar për ta qëlluar, ka ikur me vrap duke u fshehur pas një kabine elektrike dhe duke i shpëtuar vrasjes së sigurt nga i pandehuri. Fakti që i dëmtuari nuk është vrarë apo plagosur ka të bëjë me fatin e tij dhe jo me qëllimin dhe dëshirën e të pandehurit, i cili me një armë zjarri pushkë, të cilën e mbante pa leje dhe të fshehur, ka qëlluar së paku tre herë në drejtim të trupit të Pashuk Vasisë, me qëllim për ta vrarë atë për shkak të konflikteve dhe rrahjes që i kishte bërë vetëm pak minuta para kësaj ngjarje.

Ka rezultuar se i pandehuri ka qenë i nxehur, në një distancë dinamike rreth 20 metra nga i dëmtuari dhe duke pasur parasysh gjendjen e tij emocionale dhe mungesën e eksperiencës në përdorimin e armëve dhe lëvizjes së shpejt dhe largimin e fshehjen e të dëmtuarit, fakte këto që kanë bërë që vepra penale të mbetet në fazën e tentativës, pasi ka rezultuar e provuar se i pandehuri i ka marr të gjitha veprimet e domosdoshme në drejtim të realizimit të veprës penale dhe qëllimin kriminal të tij.



2 Comments

  1. 11 vjet per vrasje me dashje ?
    Kapeni dhe futeni gjukatsin ne burg per 14 vjet dhe ja ku plotesohet denimi per vrasje me 25 vite.
    Pse nuk e jepni emrin e Gjukatesit ? Eshte mire ta njohin te gjithe .

  2. Jane miqt e Vjola Dokos qe jeton ca ne Bruksel e ca ne Durres.Ajo camuflohet nepermjet ca shkrimeve.Shifeni mire kete njeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *