• |
ide | kryesore

Rama reagon sërish për lidhjen me McGonigal: U mbars mali

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
rama



Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas akuzave për lidhjet e tij me ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal.

“Ky mal i madh mbarsur me fantazi dhe ligësi, do të pjellë edhe më pak se një mi. Fatmirësisht gjithçka është e hetuar në SHBA dhe konkluzioni i hetimit s’ka asnjë lidhje me mua a me qeverinë shqiptare. Paratë e marra prej rusëve nga PD nuk janë shpikje, po fakt po ashtu i hetuar dhe i provuar botërisht. Deri dje thoshin Edi Rama dhe Sorosi, sot thonë Edi Rama dhe zyrtari i lartë i FBI, por si njëra si tjetra bien përtokë përballë fakteve të hetuara.

Në këtë çështje zyrtari i lartë i FBI nuk akuzohet fare për asgjë nga këto që fliten me ulërima në Shqipëri, po vetëm për konflikt interesi në marrjen e borxhit nga miku i vet shqiptaro-amerikan dhe mosdeklarim të tij. Edhe më qesharake janë akuzat për përfshirjen e oligarkut rus në biznes në Shqipëri, si pjesë e këtij konspiracioni agjenturor të tipit kinematografik “Fije që priten”.

Kompania Strabag është flamuri më i madh i ekonomisë austriake, e cila ashtu si edhe kompania Trema operojnë në Shqipëri prej dekadash. Të lidhësh një aksioner rus të këtyre kompanive (i cili së fundmi është përjashtuar prej tyre si një individ nën sanksionet e luftës) me këtë përrallë që edhe pa të është krejt groteske, do të thotë të jesh në dëshpërim total.

Dihet që njerëz të dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara dhe kjo histori është pasqyrë besnike e dëshpërimit të opozitës sonë, e cila përveçse s’ka kokë ka mbi kurriz çështje madhore si Gërdeci, 21 janari apo edhe lidhjet ruse qysh në kohën kur bashkoi votën me partinë e Putinit në Këshillin e Europës kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të gjitha këto janë fakte që kërkojnë drejtësi, jo teori konspiracioni dhe s’ka teori konspiracioni që i varros dot në harresë” – thuhet në një deklaratë të shpërndarë pak çaste më parë nga zyra e kryeministrit Rama. /LAPSI.al



18 Comments

  1. Problemi eshte se kompania Strabag , ka bere nje dem te madh ne qytetin muze te Gjirokastres me ujesjellsin.
    Ne disa shtete si Kroacia etj , Strabagun e kane perzene. Gjithashtu, nuk eshte e vertete qe kjo kompani eshte flamuri i ekonomise ne austri.
    Shume kompani ne austri , kane shitur shumicat e aksioneve te ruset

  2. Në shqip ka një formë të vjetër të përkthimit të fjalës “Karma” :

    “Kur urinon në det, kripa ta sjell ne gjellë “.

  3. Jepi jepi se e ke SPAK ne xhep se do duhej te pergjigjeshe per favoret ndaj ketyre te fbi me kontratat e prishura ne zonat e naftes dhe jemi ne arbitrazh ku rrezikojm te penalizohemi menpothuajse te njejten shume si me bechetin, per tenderat qe i dhe oligarkit rus ne dy raste me oferten me te madhe, me ballen qe llapte nga amerika se po paguanin qimet e kokes per te zhduk berishen dhe pd nga skena politike etj etj por sa ke spak ti je i qet e i sigurt.

      1. Vlleh bastard , I pabese dhe do ngelesh dhe pa atdhe ti dhe pas ardhe sot e tu !! thotë:

        Mbarsi ….. polli nje Dobiç si ty !
        Bastardit I njihet nena po kurre babai , eshte rasti yt .

  4. Meqense nje nga gazetat amerkane e rendesishme paska folur edhe per ramen dhe e thone edhe mediat ketu, po te mos ish e vertete kjo gazete do e pergenjeshtronte gje qe nuk ka ndodhur….Vjen nje kohe qe rrenat dalin, keshtu edhe per laderin globuç!

  5. Pjeter, memecit i erdhi goja…

    prit prit se s’ke pare gje akoma. O trim i ke leshuar zagaret neper studio te te mbrojne dhe tani ke filluar ti besosh edhe vete se s’ke faj ti. Po ty te ka dale emri 100 here more trim. Per cfare te ka dale, se je rrote k…, jo mor jo, te ka dale se ke korruptuar zyrtarin. Sigurisht qe nuk ta thone ne akuze sepse akuza nuk eshte per ty, por per zyrtarin e korruptuar te FBIse.
    Le po na mbushe mendjen se drejtori i FBI na paska marre borxh 225000 USD te padeklaruara tek nje emigrant. Oh cna kenaqe. Keto rrena nuk i ha as Zaho. Ngrije pak nivelin sic ke bere gjithmone, mos e dhit tani ne fund.

  6. Jo një , por 100 kartela psikopatie të shpalosësh , asgjë nuk të shpëton nga gropa e zezë që vetë hape ku deshe të groposje opozitën dhe Shqipërin .

  7. O shkerdhate i deklaruar
    Si mafios ne Ginnes ke hy,
    A mos valle ti ke harruar
    Se mali i mbarsur te polli ty?

    O legen e supershkerdhate
    Prapanicen shume po e perdredhe
    Veten me hijen e mjesit e ke mate
    E kujton se lehte ke me is hedhe.

    Behu gati or kryehajdut
    Me ripjerdhesa e kompani
    Qe te gjithe copa te te njejtit mut
    N’vrime te miut keni me hi’!

  8. I gjati ine, mos merr neper goje gjera me peshe te rende si mali, se te zene perposhte. Pastaj do marresh vesh me ke mbarsen e cfare pjellin.

  9. Dhe se ai (Meta) “e dha një herë dorëheqjen për sebep të të birit, Shkëlzen Berisha, por herën e dytë jo”.

    “A të kujtohet si më the atëherë? ‘Na mori në qafë ky budallai im’, kështu më the” – vazhdoi Meta duke iu drejtuar Berishës.

    Dhe Berisha ngriti në çast frenat e dorës. Protesta në sallë u shndërrua në qumësht të thartuar dhe ish-kryeministri u tërhoq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *