• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Durrës, humb jetën 35-vjeçarja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
20 aksident rruga, Aksident, Tepelenë



Në Durrës, një 35-vjeçare është përplasur për vdekje nga një automjet që drejtohej nga një 24-vjeçar. E reja ka qenë duke ecur në momentin që është përplasur nga makina.

“Rreth orës 19:30, në rrugën dytësore Plepa-Golem, një automjet me drejtues shtetasin K. G., 24 vjeç, ka përplasur këmbësoren ende të paidentifikuar rreth 35 vjeçe, e cila ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *