• |
ide | kryesore

Autostradat në Greqi me çmim tre herë më të lirë se në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Janinë-Kakavijë është autostrada e re që do të lidhë Greqinë me Shqipërinë. Tenderi është shpallur në 2 shkurt në Greqi dhe sipas projektit, autostrada 70 kilometra e gjatë do të shtrihet në një terren fushor dhe do të kushtojë 310 milionë euro.

Sipas një përllogaritjeje të thjeshtë, një kilometër i saj do të kushtojë 4.5 milionë euro. Kjo autostradë pjesë e Korridorit Blu lidh Greqinë-Shqipërinë-Malin e Zi dhe Kroacinë. Në Shqipëri vazhdimi i këtij korridori do të nisë me ndërtimin e aksit rrugor Lekaj-Fier pjesë e autostradës Milot-Fier, e cila është një rrugë ekzistuese me 4 korsi me një gjatësi 46 kilometra.

3.2 kilometra të saj do të ndërtohen tërësisht të reja, ndërsa pjesa tjetër prej 42.4 kilometrash kalon në aks ekzistues. 7 milionë euro do t’iu kushtojë qytetarëve shqiptarë një kilometër rrugë i këtij aksi, ose 2 herë më shtrenjtë se autostrada që do të ndërtohet në Greqi.

Pjesë e koncesionit të autostradës Milot-Fier është edhe rruga Thumanë-Kashar me një gjatësi 20.8 kilometra dhe me një vlerë rreth 300 milionë euro. Një kilometër i saj do të kushtoj 13 milionë euro pra 3 herë më e lartë se partneritetet europiane. Autostrada Milot-Fier ka pjesë të saj edhe Milot-Thumanë me një gjatësi 13.5 kilometra dhe me një kosto 44.6 milion euro dhe Kashar-Lekaj me një gjatësi 26.2 kilometra me një kosto prej 476,8 milionë euro për të cilat gara është hapur por ende ende nuk ka dalë fituesi i garës.



6 Comments

  1. Ah ju te Lapsit meritoni te vareni mu ne mes te Sheshit te Skenderbeut te Pare, po ne qofte se

    Skenderbeu i Dyte nuk e trefishon cmimin e rrugeve, ne qofte se nuk perfiton qindra milion euro

    nga incerenatoret, ne qofte se jep me gare portin e Durresit e te tjera e te tjera, atehere sipas jush

    si media kazan qe jeni, pa na spjegoni pak ku do ti marri parate Lartmadheria e Tij per Mc Gonigalat

    per ambasadoret e ambasadoreshat, per eurodepudete e “ma nal o burre”, Po per patronazhistat

    po per mediat qe s’jane kazan, per frroket, karlobolinot, merot, sokolballat, minzhozat,dritanhilat,

    lorencvangjelet, per anglosaksonin Ngjela ku do ti marri, He , he flisni ku do ti marre ato te shkreta

    para.

  2. Ore a ka SPAK a prokurore ne kete shkerdhat shtet apo jo? Po si mor behen rruget 2-3 fish me shtrenjte per kilometer se ne Europe, kur lendet e para dhe pagat e punonjesve ne Shqiperi jane me kosto me te uleta. Per me teper qe edhe cilesia e rrugeve eshte me e keqja, kur pas nje viti qe mbaron rruga dalin gropat ne autostrade.

    1. Ketu e ka marre ferra uraten.Ka vetem dy rruge: 1 Te ngrihemi te gjithe pa perjashtim e tu veme flaken ketyre mostrave qe qeverisin sot e nese ata qe do vijne neser nese bejne te njejten gje 2 Te ikim nje sahat e me pare se ne shqiptaret nuk dime te qeverisemi si e gjithe bota

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *