• |
ide | kryesore

Në shënjestër të tifozëve për ‘spiunim’, por De Sciglio nuk ndihet tradhëtar: “Nuk kam bërë asgjë të keqe”

-Instant, Sport
De Sciglio



Tre muaj më parë, në agimin e trazirave të shkaktuara nga hetimi Prisma te Juventus, Mattia De Sciglio u etiketua nga tifozët e Juventus si një “polic, mosmirënjohës dhe spiun”. Mbrojtësit iu kërkua të largohej vetëm sepse kishte zbuluar përmbajtjen reale të bisedave të chat të ekipit të lidhura me pagat gjatë pandemisë Covid.

Anësori i Juventusit, njeriu i besuar i Max Allegri, jo vetëm që nuk u largua, por u rikthye të luajë. Madje duke e bërë mirë, me përkushtim dhe profesionalizëm të madh. Pavarësisht kësaj, kontestimi e fihskëllimat e shoqërojnë atë pa pushim, edhe larg Allianz Stadium. Dëshmi për këtë është ajo që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Arechi, në Salerno.

Lexo më tej: Video/ Serbët kthejnë Juventus te fitorja: dygolësh i Vlahovic e Kostic shembin Salernitanën

Një situatë e vështirë me të cilën De Sciglio u përball me vepra në fushë dhe me fjalët pas ndeshjes: “Unë mendoj vetëm për fushën. Mendoj se duhet të gjykohem për atë që bëj në fushë – tha ai për Dazn -. Nuk kam bërë asgjë të keqe. Gjithmonë jap maksimumin kur futem në fushë për këtë fanellë. Sepse për mua prioritet është skuadra dhe Juventusi. Isha i kënaqur që Allegri mori një vendim të qartë ndaj meje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *