• |
ide | kryesore

Video/ Poker i Real Madrid për finalen e Botërorit: penallti e humbur e Modric e dy gola në shtesë fundosin Al Ahly

-Instant, F1, Sport, Video
Al Ahly



Real Madrid arrin finalen e Botërorit të klubeve, duke thyer 4-1 Al Ahly në gjysëmfinale të turneut. Rezultati megjithatë u rrumbullakos vetëm në finalen e ndeshjes me dy gola të Blancos në shtesë. Egjiptianët bënë shumë pak për të siguruar finalen ndaj Al Hilal, që do të zhvillohet më datën 11 shkurt në orën 20:00. Spanjollët i dhanë drejtim ndeshjes me Vinicius e Valverde. Pas penalltisë së shndërruar në gol nga Malul, që rihapi ndeshjen në të 65′, ishte radha e Modric të mbyllte historinë 3 minuta nga fundi. Kroati gaboi, por në shtesë Rodrygo dhe Arribas fiksuan pokerin.

Pas një momenti të komplikuar në La Liga, që pa Barcelonën të shkëputet, skuadra e teknikut Ancelotti nuk e vuri në diskutim kualifikimin. Vinicius Junior zhbllokoi sfidën në minutën e 42′. Por brazilianit i hapi rrugë një gafë skandaloze e mbrojtjes egjiptiane. Në pjesën e dytë historia nuk ndryshoi, me merengues që kishin inisiativën dhe sapo rinisi ndeshjen, dyfishoi me Valverde.

Lexo më tej: Video/ Muriqi e Mallorca trondisin Real Madrid: autogoli i Nacho dhe penalltia e humbur e Asensio fundosin Blancos

Praktikisht nuk kishte më ndeshje. Por Al Ahly u kthye në lojë pas një penalltie të shndërruar në gol nga Malul në minutën e 65′. Për të mos rrezikuar, Real Madrid rriti lojën dhe mund të mbyllte historinë në minutën e 87′. Modric humbi mundësinë nga pika e bardhë duke u ndalur nga portieri El Shenawy. Në shtesë, pati kohë për dy gola të shpejtë të Blancos.  Rodrigo dhe Arribas kompletuan pokerin dhe lanë takim me Al Hilal në finale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *